Policia ka arrestuar 5 persona për laboratorin e heroinës në Has, që dyshohet se ishin punonjës. Ndërkohë, në kërkim janë dy shtetas turq.
Bëhet fjalë për Iskënder Sale, i datëlindjes 1983, dhe Nejdet Cerusoglu, i datëlindjes 1969. Këta shtetas janë të akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, trafikim narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal.
Ata u pritën nga Admir Hoxha në hotelin e tij pranë Rinasit, së bashku me një shtetas kosovar, Xhemal Shala.
Në ambientet e përshtatura për përpunimin e drogës, policia tha se u gjetën 182 kg morfinë dhe 22 litra lëndë e lëngshme dhe pajisje të tjera që përdoreshin për prodhimin e heroinës./TCH