osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama jep lajmin e mirë: Do ketë 120 shtetër dhe 7 salla operacioni, rritje pagash për mjekët

Rama jep lajmin e mirë: Do ketë 120 shtetër dhe 7 salla operacioni, rritje pagash për mjekët

Kryeministri Rama sëbashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe mjekët e QSUT, kanë inaguruar nisjen e punimeve për ndërtimin e godinës së re të sëmundjeve të brendshme dhe për spitalin e ri kirurgjikal kap vlerën e 23 milionë eurove.

Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi se Spitalet kërkojnë gjithmonë investime dhe se qeveria shqiptare ka bërë shumë në këto 5 vjet për ta përmirësuar atë. Por Rama tha se ka akoma shumë probleme të cilat kërkojnë zgjidhje e per te cilat qeveria po punon vazhdimisht.

Rama dha detaje mbi projektin e spitalit të ri, ku theksoi se spitali i ri kirurgjikal i cili do të ketë një kapacitet prej 120 shtetër dhe do të ketë 7 salla operacioni (Urologji, Kirurgji e Përgjithshme, Tiroidet, Toraksi, Kirurgji Abdominale, me një kullë laparoskopie secila), duke bërë të mundur transferimin e të tre klinikave të kirurgjisë së përgjithshme në këtë godinë, është investimi i radhës që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në këtë sektor të rëndësishëm.

Por kryeministri dha edhe një lajm të mirë për të gjithë mjekët. Rama theksoi se bashkë me investimet ne infrastrukturë që është njëra anë e medaljes, qeveria do të rrisë edhe rrogat për mjekët.

Rama deklaroi gjithashtu se është një arritje fakti që Kontrolli Mjekësor Bazë përfshin tanimë moshat nga 35-70 vjeç dhe se ka një kulturë çdo ditë në rritje për marrjen e këtij shërbimi falas.

Ndërkohë Rama theksoi se janë bere disa punë të rendesishme në shëndetësi, që janë procesi i sterilizimit, investimi në ndërtimin e 300 qendrave shëndetësore, rritja e shërbimeve në spitalet rajonale me anë të patronazhimit etj.

Ndërkohë kujtojme se në sektorin e shëndetësisë, janë ndërmarrë disa politika dhe kryer disa punë të te rendesishme ne sektorin e shendetesise, qe ndikojne direkt ne jeten e qytetareve.

Gjatë këtij viti, është zgjeruar lista e barnave të rimbursueshëm me 36 barna të rinj të domosdoshëm për kurimin e sëmundjeve kronike, mes tyre patologji kardiake, sëmundje të brendshme, sëmundje tumorale apo psikologjike.

Për herë të parë, në listën e barnave të rimbursueshëm u përfshi herceptina, një medikament shumë i kushtueshëm, por i domosdoshëm për trajtimin e kancerit të gjitit. Tanimë, ky medikament ofrohet plotësisht falas. Buxheti i ri 2019 mbështet një zgjerim të mëtejshëm të listës së barnave të rimbursueshëm.

Një tjetër politikë e re e ndërmarrë është Bonusi i bebeve, një politikë sociale që synon të nxisë rritjen demografike do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Për fëmijën e parë çdo çift do të përfitojë 40 mijë lekë, për të dytin 80 mijë dhe për të tretin e sipër 120 mijë lekë të reja. Efekti në buxhetin e shtetit është 20 milionë euro.

Në projektbuxhetin e vitit 2019, parashikohet gjithashtu një rritje e mëtejshme e pagave me 10% për mjekët dhe infermierët. Nga kjo rritje do të përfitojnë 4 650 mjekë dhe 13 765 infermierë në të gjithë vendin.