osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ankthi i votave: 4 deputetë të pavarur pro ndalimit të bixhozit, emrat

Ankthi i votave: 4 deputetë të pavarur pro ndalimit të bixhozit, emrat

Shumica duket se i ka siguruar votat për t’i dhënë fund bixhozit në Shqipëri. Katër deputetë të pavarur, më parë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, mbështesin projektligjin për ndalimin e bixhozit. Gjatë seancës plenare të javës së kaluar, ligjvënësit kanë votuar pro projektvendimit për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për mbylljen e pikave të bastit në 31 dhjetor të 2018. Ata janë Dritan Bici, Reme Lala, Elena Xhina, më parë pjesë e PDIU ndërsa aktualisht të pavarur, si dhe Robert Bitri, i zgjedhur nën siglën e LSI, por tashmë i pavarur.

Projektvendimi për shqyrtimin me urgjencë të nismës për lojërat e fatit u votuar nga këta katër deputetë dhe 70 deputetë të PS. Katër deputetët pritet të votojnë pro ndryshimeve në ligjin për lojërat e fatit, ndryshime të cilat parashikojnë mbylljen e kazinove, llotove sportive dhe bastet për garat në pistë. Nisma e shumëdebatuar pritet të hidhet në votim seancën e ditës së enjte. Kryeministri Edi Rama ka folur për presione dhe kërcënime nga burgu ndaj deputetëve për të mos votuar projektligjin. Kërcënime nga palët e interesuara ka deklaruar edhe deputeti, Erion Braçe.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar socialist, Rama i ka porositur të gjithë deputetët që të mos mungojnë në seancën e së enjtes si dhe të votojnë pro projektligjit. “Ligjin do ta votojmë me shumicë dhe çdo deputet është i lutur që t’i bashkohet këtij votimi. Asnjë të mos mungojë. Të gjitha votat pro”, ka pohuar Rama. Më tej, Rama ka nxitur deputetët e tij për të denoncuar çdo shpifje në kuadër të ligjit që pritet të miratohet. “Po kështu do ju kërkoja që të gjithë të denonconi çdo shpifje duke firmosur dhe kaq ka ekip që e ndjek”, është shprehur Rama.

Dashamir Shehi nuk merr pjesë në votim
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i zgjedhur deputet nën siglën e Partisë Demokratike, u shpreh për Shqiptarja.com se shumë nga përfaqësuesit e opozitës janë pro mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri. Megjithatë, Shehi tha se ai nuk do të merrte pjesë në votim, pasi opozita ka marrë një vendim për të vijuar bojkotin e Parlamentit. “Sa i takon votimit, ne nuk jemi në Parlament. Kjo është një mbështetje principi dhe morale, në kuptim që jemi dakord që të bëhet kjo punë, pra të mbyllen pikat e basteve.

Por të bëhet ashtu siç duhet, sepse nëse mbyllen 10 të vogla për të hapur një të madhe, kjo nuk na pëlqen. Këtu ka një dyshim të madh. Kryeministri tha ‘po u hap ndonjë dritare nga ky parlament…’. A thua se parlamenti është abstrakt. Parlamenti është ata që janë mbetur. Nëse hapet dritare, e hapin ata të atij, pra ia vetë, sepse Rama i komandon. Ne nuk marrim pjesë në Kuvend. Ka shumë prej nesh që gjykojmë që bën shumë mirë që t’i mbyllë. Pas shumë zullumeve që ka bërë, të bëjë një punë të mirë. Por edhe kjo të bëhet siç duhet. Nëse ka ndërmend që t’i mbyllë për të vegjlit dhe t’i hapë për të mëdhenjtë, më mirë t’i lërë ashtu”, u shpreh Shehi.

Monopoli shtetëror
Në relacionin e projektligjit, thuhet se qeveria po shikon mundësinë që lojërat e fatit në Shqipëri të kthehen në një monopol shtetëror. “Qëllimi i këtij projektligji është ndërprerja e ushtrimit të aktivitetit të basteve sportive dhe të basteve për garat në pistë, me përmbushjen e afatit të përcaktuar në këtë projektligj, deri në datën 31 dhjetor 2018. Ky projektligj është në të njëjtën linjë me ndalimin ligjor të parashikuar për kazinotë elektronike dhe bingot tradicionale, të cilat kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri më 31 dhjetor 2018.

Ky projektligj synon të ndjekë të njëjtën logjikë dhe të njëjtin afat edhe për kategoritë “Baste sportive” dhe “Baste për garat në pistë”. Për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie, po konsiderohet mundësia e trajtimit të saj si monopol shtetëror dhe ushtrimi i kësaj veprimtarie nga struktura shtetërore të ngritura posaçërisht”, thuhet në relacion./Nga Adriatik Doci