Ditën e sotme në orën 12:00, në Gjykata Penale do të jetë përballja e radhës Basha-Balla, pas padisë që ky i fundit ka ngritur ndaj akuzave për 3.4 mln eurove të gjetura në Toyota Yaris.
Kjo është seanca e tretë që zhvillohet mes kreut të PD-së Basha, i cili u përfaqësua nga avokatët e tij, Gazment Bardhi e Ivi Kaso, dhe deputetit të PS-së, Taulant Balla që ka qënë i pranishëm në çdo seancë, i shoqëruar në sallë nga avokati Gentjan Rumano.
3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete “Toyota Auris” në Portin e Durrësit, për të cilën Basha akuzoi Ballën dhe kjo është padia e parë që do shqyrtohet lideri demokrat.
Ndërsa padia e dytë është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë pasi Lulzim Basha tha në parlament se ishin nisur drejt Shqipërisë një shumë e konsiderueshme eurosh brenda një automjeti “Toyota Yaris” ngjyrë e kuqe. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën e u nisën nga porti Barit.
Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.