osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bie ritmi i vetingut, Kolegji i Apelimit vetëm 2 vendime brenda muajit

Bie ritmi i vetingut, Kolegji i Apelimit vetëm 2 vendime brenda muajit

Komisionet e vetingut nuk po ecin me ritmet që duhet. Pas përfundimit të pushimeve të gushtit, pritej që si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ashtu edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit të riktheheshin në punë me një frymë të re dhe me një dozë të shtuar të seancave dëgjimore. Por kur po kalojnë dy muaj që pas mbylljes së sezonit veror, nuk po ndodh aspak kështu. Po t’i hedhim një sy kalendarit të seancave dëgjimore të KPK, vihet re se përgjatë muajve shtator-tetor janë zhvilluar gjithsej vetëm 5 të tilla, ndërsa vlen të përmendet fakti se një tjetër do të zhvillohet ditën e sotme ku në sitë do të kalojë prokurori i Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi.

Pra nëse numërojmë edhe seancën e sotme, para trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë dhënë llogari vetëm gjashtë emra të drejtësisë brenda dy muajve. Një statistikë e tillë nuk është fort e kënaqshme sepse kujtojmë që gjatë muajit korrik deri në mes të gushtit, KPK eci me ritme shumë të shpejta, duke zhvilluar edhe 4 seanca dëgjimore brenda një dite. Pasi të riktheheshin nga pushimet, pritej që të ndiqej e njëjta metodë pune, me qëllim që në sitë të kalonin sa më shumë emra “sensitivë” për drejtësinë shqiptare.

Duke mbyllur me sukses rivlerësimin e sa më shumë emrave, fillimisht të listës prioritare, pastaj të anëtarëve të KED, e më pas të anëtarëve të Krimeve të Rënda do të bëhej e mundur që edhe ngritja e organeve të reja të drejtësisë të kryhej më shpejt. Vlen të theksohet fakti se nga lista prioritare KPK kanë mbetur pa kaluar në lupë edhe katër emra: Marsida Xhaferllari, Inspektorati i Lartë e Drejtësisë; Kastriot Selita, Gjykata Administrative e Apelit; Shpëtim Kurti, Prokuroria Tiranë dhe Ramadan Troci, Prokurori e Përgjithshme. Ndërsa gjatë shtator-tetorit kanë kaluar në sitë vetëm: Bujar Hoti, Ahmet Jangulli, Sotiraq Lubonja, Entela Prifti, Andan Xholi dhe Bujar Sheshi, i cili përballet sot me vetingun në orën 13:30. Deri tani si argument për vonesat KPK dha ndërrimin e ambienteve për zhvillimin e seancave dëgjimore, duke kaluar nga Pallati i Kongreseve tek godina e tyre tek Rruga e Kavajës. Por pritet që ambienti të ndërrohet sërish sepse tek Rruga e Kavajës sallat janë shumë të vogla dhe një gjë e tillë ka shkaktuar sërish vonesa.

Ritme të avashta edhe në KPA

Edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit po ecën me ritme shumë të avashta pune. Në fakt, që kur filloi nga puna, ky Kolegj nuk ka zhvilluar shumë seanca dëgjimore, pra ritmet e ngadalta i ka patur që në fillim. Por duke qenë se dita-ditës numri i ankimimeve nga prokurorët e gjyqtarët e shkarkuar, por edhe nga Komisioneri Publik u shtuan, pritej që sezoni i ri ta gjente të ngarkuar me punë KPA. Por si me KPK, edhe me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nuk ndodhi kështu. Gjatë shtatorit KPA ka marrë vetëm 3 vendime: për Mirela Fanën, për Besa Nikëhasanin dhe për Fatmir Hoxhën. Ndërsa gjatë këtij muaji deri tani nuk është dhënë asnjë vendim, por pritet që dy të jepen këto dy ditë: një sot për Luan Kaloçin dhe një nesër për Altina Xhoxhajn. Pra në total, gjatë shtator-tetorit KPA mund të themi se ka zhvilluar vetëm 5 seanca, ku është marrë vendim për ankimimet. Ndërkohë, pranë KPA deri tani janë regjistruar 18 ankimime, nga ku vetëm për 4 prej tyre është marrë vendim, që do të thotë se shumica e ankimimeve nuk janë shqyrtuar akoma.

Mimoza Ibra