Sali Berisha në Top Channel, këtë të hënë në darkë vonë, deklaroi prerë se në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk hyjmë.
Ky është vendim i formës së prerë- shtoi ai. I pyetur nga gazetarët te emisioni Open i Eni Vasilit, se si do ta rrëzojnë, ish-kryeministri Berisha deklaroi se do ta përmbysim me popull.
Më tej Berisha nuk sqaroi se kur do të jetë “protesta finale dhe fatale” kundër Edi Ramës, me Babale dhe brisk në dorë, por duke qenë se vuan nga humbja e përqëndrimit, ai deklaroi diçka krejt tjetër: Siguroi…militantët se “me garanci absolute ju them se opozita nuk futet në zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër, sepse ai vjedh dhe blenë zgjedhjet”.
Kjo është deklarata më e fortë e plakut digjital Berisha, që kur ka dorëzuar pushtetin, në vitin 2013. Me sa duket do kemi një përplasje të fortë gjatë këtij fundviti ose para zgjedhjeve vendore, në maj 2019, nëse Plaku nuk ka përfunduar pas hekurave, sepse lëvizjet e fundit të prokurorisë duhet me doemos të shkatërrojnë klanin kriminal Berisha, që ka një barrë të rëndë veprash penale të pa gjykuara.