Forca të shumta të policisë, FNSH dhe RENES, kanë blinduar qytetin e Sarandës në kërkim të arrestimit të “Eskobarit të Ballkanit”, Klemend Balilin.
Sipas informacioneve paraprake, thuhet se është lokalizuar vendndodhja e Balili dhe thuhet se ai gjendet në Sarandë, ndërsa po ashtu është rrethuar edhe fshati Stjar, në të cilin është arrestuar edhe një person, i cili është kapur me drogë.
Sakaq, vijojnë operacionet edhe në vende të tjera të vendit, ku deri më tani janë arrestuar disa persona me aktivitet kriminal.