osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkëlzeni, Nexhmija dhe luga e floririt

Shkëlzeni, Nexhmija dhe luga e floririt

I pashë në fejesën e një zorbeje, i cili asnjë ditë në jetën e tij nuk ka punuar seriozisht, që profesionin e tij më të shquar e kishte në dy pjesë: si taksambledhës privat dhe si udhëtar dashurie në resurset më të shtrenjta të botës, duke nxjerrë gjuhën si përtallje për shqiptarët që ende besonin babain e tij.

Shkruan Bedri Islami

Gazeta DITA , ndoshta edhe media të tjera, bënë të njohur “mrekullinë e parajsës” ku jetonte familja Hoxha tash 28 vite dhe, nga ana tjetër “ varfërinë demokratike” ku jetojnë njerëzit e sotëm të politikës, të cilët bënë thirrje për të përmbysur pushtetin e bllokmenëve, për një mundësi të barabartë, të ndershme dhe dinjitoze.

Nuk e kam takuar asnjëherë zonjën Hoxha, as në kohën e shkuar, kur ajo ishte gruaja e parë e vendit, atëherë përjashtoheshin emërtimet si zonja e parë, dhe as në këtë kohë kur ajo banon në periferinë e Tiranës, në një godinë që si më thonë, ka qenë dikur pulari.

Si çdo gazetar normal dhe pa asnjë mllef politik, do të kisha dashur ta takoja një herë. Do të kisha dashur të dija se si kishte ëndërruar dikur, kur komunizmi dukej si agu i të varfërve dhe si ndihej tani, kur ajo vetëm përjetonte një jetë që nuk e kishte pasur as në vajzëri e as në martesën e saj me njeriun e parë të shtetit; do të kisha dashur të dija se si një njeri si ajo, e quajtur “Delikatja” gjatë luftës, u bë dorë e ashpër dhe mblodhi rreth vetes kaq shumë mëri; do të kisha dashur ta pyesja, nëse në botën tjetër, po të kishte një të tillë, dhe të takohej me Liri Gegën, Liri Belishovën, Musine Kokalarin, Fiqiret Shehun, dikur shoqe apo të adhuruara prej saj, çfarë do të mund të bisedonin.

Nuk jam nostalgjik për kohën e saj, pra për atë kohë, kur shumë nga njerëzit e politikës së sotme i mbanin sytë nga ajo. Sot është e lehtë të largohesh prej saj. Janë larguar të parët ata që e adhuronin, si Berisha që synonte të bëhej djali i tretë i saj; Nano, që vinte nga përkëdhelitë e pushtetit, Rama, nga një familje në lidhjet me pushtetin politik, Godo, që kishte pritur adhurimin e tij, Gjinushi, ati i të cilit barte spaletat e gjeneralit nga ish komandanti; pra të gjithë. Disa e kishin sinqerisht këtë largim, të tjerë si një lloj kompensimi i të shkuarës.

Si thashë, nuk e kam takuar asnjëherë zonjën Hoxha. Nga familja e saj kam biseduar vetëm një herë me birin e madh, Ilirin, dhe asaj here krejt rastësisht. Në Gjermani kishte ardhur një mik i imi i vjetër. Ishte në mos gaboj viti 1994 dhe shkova ta takoj tek një mik i përbashkët, shqiptar i Kosovës. Ndërsa bisedonim, ra zilja e telefonit dhe i thanë se Ilir Hoxha, që ndodhej po ashtu mik diku pranë, kishte dëshirë të vinte. Aty edhe e takova. E vështroja me kureshtje, ndoshta isha bërë i bezdisshëm dhe në një moment nuk e di pse e pyeta: për cilët votoni ju?

Ai më tregoi nga miku im, drejtues i lartë i Partisë Socialiste dhe më tha, se “2 për këto votojmë, por edhe këto nuk na duan”.

Ishte koha e distancimit prej tyre. Me shpejtësi, rrëmbyeshëm, marramendshëm. Më shumë i mallkonin ish miqtë dhe tentuesit për të qenë pjesë e tyre, se sa ish të përndjekurit nga sistemi që kishin krijuar.

Nuk jam nostalgjik i asaj kohe. Nuk kisha qenë asnjë ditë komunist dhe në “Zërin e Popullit” shkova kur të gjithë po iknin, në fundin e vitit 1990.

Dy njerëz, po ashtu të lidhur me strukturat e pushtetit, kur ai do të donte edhe disa vite për të rënë, më kishin folur për një ashpërsi që e dija, por jo në ato përmasa. I pari do të ishte Moikom Zeqo, eruditi më i shkëlqyer shqiptar në një mbrëmje vjeshte, në shtëpinë time, ndërsa piqnim gështenja dhe pinim pak verë erëmirë. Më pas, pak më ashpër, do më fliste një mik tjetër, Besnik Mustafaj, i cili sapo kishte pasur një përplasje me Nexhmije Hoxhën. Po ashtu, në shtëpinë time dhe ndërsa e përcillja afër mesnatës në hotelin në qendër të qytetit. Kur Moikom Zeqo u ngrit e foli në Kongresin e Dhjetë të PPSH-së, si një fillesë për një forcë të re politike, trajtimi i tij ndaj Enver Hoxhës më solli ndër mend bisedën e dikurshme, të cilën, edhe pse nuk e kisha harruar, e kisha mbajtur në vete. Do të ishte dhe mbetet trajtimi më filozofik që i është bërë figurës së Enver Hoxhës.

Janari i vitit 1991 më gjeti në “Zëri i Popullit”. Deri në fundin e vitit 1992. Ishte një periudhë e vështirë, ndoshta më e jashtëzakonshme në jetën time si gazetar, por e rëndësishme. U larguan gjithë ish shefat dhe specialët, dikush tinëzisht, dikush gjoja i përndjekur.

Kishte megjithatë një shpresë në njerëzit. Ajo që u kishte munguar po vinte. Shpresa për një fillim ndryshe, ose më saktë, rifillim. Edhe komunistët kur ishin në ilegalitet u thonin njerëzve e ndoshta edhe vetë e besonin, se pas çlirimit të gjithë do të hanin me lugë floriri.

E di këtë, sepse njerëzit e mi e kanë përjetuar. Muharrem bej Gjylbegaj, i pari i Shtëpisë së Madhe të kësaj familje me emër atdhedashurie, kishte thirrur një ditë të nipin, Naimin dhe e kishte pyetur: Mirë këto, që nuk kanë çfarë të hanë, po ti, me gjithë të mirat e dheut, përse do të luftosh?”. I nipi që disa muaj më pas do të vritej nga bashibozukët pa asnjë shkak në Vig të Mirditës, do i përgjigjej se “të çlirojmë vatanin e pas luftës të gjithë do të hamë me lugë floriri”.

Tani, pas kaq shumë vitesh i pashë në një darkë fejese, lugët, pirunjtë dhe thikat prej floriri, vendosur si në një monarki rreth servicës të shtrenjtë, në një sallë moderne, ku luksi ishte i shpërndarë lirisht, më shumë se sa karafilët e egër në luginën e Vermoshit.

I pashë në fejesën e një zorbeje, i cili asnjë ditë në jetën e tij nuk ka punuar seriozisht, që profesionin e tij më të shquar e kishte në dy pjesë: si taksambledhës privat dhe si udhëtar dashurie në resurset më të shtrenjta të botës, duke nxjerrë gjuhën si përtallje për shqiptarët që ende besonin babain e tij.

I pashë lugët, thikat, pirunjtë e larë me flori në fejesën e një birboje që më shumë para mori nga gjaku i Gërdecit se sa mund të kenë marrë familja Hoxha gjatë gjithë jetës së tyre. Ky djathë i ri, po përgatitej për madhështinë e fejesës së cilës ia kishin lami shumë vajza të reja, ndoshta edhe më të reja se e fejuara e tij shëtitëse, pasi ai vetë, me disa birbo të atërve politikë krijuan këtë lloj modeli jetese: luks i shfrenuar, pasuri etërish, shfrytëzim pushteti, marramendje udhëtimesh, pushtet mbi pushtetin.

I pashë lugët, thikët dhe pirunjtë e larë me flori në dasmën e birit të njeriut që në dhjetor 1990, i dërguar nga elita komuniste e kohës, bëri thirrje për një jetë ndryshe, për të përmbysur bllokun, ku kishte qenë ëndrra e tij, për “ bashkëfajësi dhe bashkëvuajtës”, dhe tani, kishte ngritur disa “blloqe” pasuria, e cila, edhe kur ishte në kulmin e pushtetit familja Hoxha, nuk e kishte në një të dhjetën e saj, edhe pse pasuria e Hoxhës ishte e shtetit, që me të drejtë edhe ua mori.

I pashë lugët, thikët dhe pirunjtë e larë me flori në dasmën e birit të njeriut që ditë e natë çirret për korrupsion, për ndershmëri, për vjedhjet masive të të tjerëve dhe në disa raste vjedhjet janë të pranishme edhe nga e majta që rreh djathtas me pasuri, por që bën sikur nuk e di pse birin e tij, të fejesës së dytë, një media nga më seriozet në botë e quante “njeriu me sy peshkaqeni” dhe pse pikërisht djali i fejesës, si një peshkaqen mblidhte me çantë pasuritë që ka sot.

I pashë lugët, thikët dhe pirunjtë e larë me flori në dasmën e birit të atij që gjithë ditën e gjithë natën bën sikur qan për varfërinë e të tjerëve, ku shpesh herë i hodhi vetë; që bën sikur lëngon për hallet e të varfërve, që shpesh herë vetë i ka varfëruar; i cili bën thirrje për revolucion që të zhduket varfëria, ndërsa vetë pushon në vilën tejet luksoze pranë detit, në resortin më të shtrenjtë në Lalëz, pikërisht vilën e stërmadhe, në vijën e parë të plazhit që ka para vetes dhjetëra e dhjetëra metra kopsht, që vetëm aty, është ndoshta tridhjetë herë më i madh se kopshti ku shëtiste dikur Enver Hoxha.

Mjerisht, ky nuk është i vetmi. Ky me disa të tjerë rreth vetes, si Pashko, Ruli, Bode, Topalli, Imami, Nano etj., kanë hapur rrugën, por shumë nxënës politikë të tyre kanë shkuar më tej: ata janë sot të pasurit e Shqipërisë së varfër dhe për ironi të politikës janë ata që bëjnë thirrje për të eliminuar një qeveri që nuk mendon, sipas tyre, për të varfrit.

Lalzi, resorti i dikurshëm i të pasurve është vendi i politikës. Aty gjen shumicën e politikës, që vijnë aty pasi janë shplodhur në një resort tjetër; aty gjen median, gjykatës, prokurorë, njerëz të gardës, drejtues policie. I gjen të gjithë. Vetëm të varfrit e kanë të ndaluar të jenë aty.

Do të isha budalla të ndjeja nostalgji për kohën e Hoxhës. Jeta e familjes sime më ka shpënë drejt mospranimit të saj.

Por do të isha i mjerë nëse nuk do të dëshmoja se, politika e sotme, është po aq mizore ndaj njerëzve sa ishte dikur, në mos edhe më tej se ajo.

Sepse ata shemben edhe një herë shpresën.

E shembën përmes lugëve, thikave dhe pirunëve të larë me flori, si një dëshmi të harbutllëkut, makutërisë, përbuzjes dhe mashtrimit.

Haram u qoftë!