Kjo familje ka sulmuar dhe terrorizuar për ditë me radhë pushuesit e nje kryqezori, anija “Carnival Legend”. Nëntë pjesëtarë të një familje australiane, Barkho, të përshkruar nga një pasagjere si “familja e madhe italiane”, ndoshta në kuptimin e një klani dhe jo për origjinën e vërtetë të këtyre personave, janë dëbuar nga anija ku udhëtonin në Paqësorin e jugut, pasi stafi i krocerës ka vënë re disa video të një dhune të vërtetë që ka ndodhur të premten në mbrëmje, ku ishte përfshirë familja kundër anëtarëve të sigurisë jashtë një klubi nate në anije.
Sipas dëshmive të të ftuarve, grindja ishte kulmi i një serie sulmesh që e panë grupin australian si protagonist. Familja u dërgua në një vënd të pa parashikuar në Melbourne. Stafi i krocerës i ka kërkuar falje të ftuarve të tjerë, duke i ofruar një rimborsim të vogël, por disa të tjerë akuzojnë edhe anëtarët e sigurisë për sjellje të dhunshme. Hetimet e policisë janë akoma në vazhdim.