osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Inspektorët e PD, babalet dhe “sigurimsat e shtetit”

Inspektorët e PD, babalet dhe “sigurimsat e shtetit”

Kryplaku i Këshillit mendoi se edhe kësaj here ua hodhi amerikanëve, duke kënduar në korë këngën të na rrojë çupë e parë/tjeter herë me djalë.

Shkruan Sokol Pepushaj

Po afron burgu për të tërë hajdutët. Këtë tashmë e besojnë edhe më skeptikët.

Atëherë, Kryplaku i këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Meta, që për fat të keq deri sot nuk ka dhënë asnjë drejtësi, por e ka katranos gjithë këtë vënd e ka shkruar epokën e ndritur të hajnisë, drogës, pabesive e padrejtësive njerëzore, kish menduar “thellë”, me qetësi e dashuri se si t’ja djegin projektin ambasadorit Donald Lu për ta çuar Gjin Gjonin në burg.

Shtëpia e Bardhë, të gjithë e dimë, ua ka “kënduar këngën” prej kohësh Gjinit, Adriatik LLallës, Xhezair Zaganjorit, Monikës, Berishës, Ramës, Bashës, por edhe vetë Metës për sekuestro e burg.

Iliri, si Kapo i Këshillit, jashtë rendit të ditës, njëlloj si ata Pleqtë e Perandorisë Turke, vë gishti në tëmnth e me qetësi e dashuri llafos rreth një propozim nga Gerd Hoxha për të shpërblyer me leje lindjeje, jo gruan e Gjin Gjonit, po kësaj here vetë Gjinin. Vajza kishte lindur rreth 2 vjet më parë, po ç’rëndësi ka kjo?

Aty flitet se vajza ka shtetesi gjermane, edhe gruaja, biznesmenja Elona Çaushi po ashtu ka rezidencë atje. Nuk u tha haptas se amerikanët mund ta rrasin në burg si hajdut, por të gjithë aty e kishin qëllimin; ta shpëtojnë nga Vetting-u.

Edhe kërkesa e gjyqtarit Gjoni është e çuditshme, çka kërkon disa rroga gjyqtarësh vetëm për bileta avioni, po Presidenti Meta dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk dëgjojnë fare nga veshi ekonomik.

“Qëndrimi jashtë këtij vendi jo të Bashkimit Evropian (d.m.th. Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet, kështu të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjeman për një periudhë 2-vjeçare çka janë të shpeshta dhe do kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme”, thotë në kërkesën e tij gjyqtari Gjoni.

Edhe ministerja e Drejtësisë Etilda Gjoni, me hijen e frikës në fytyrë se amerikanët do veprojnë, u tregua shumë e ashpër më KLD-në, duke e zhvlerësuar vendimin absurd.

Tashmë Gjin Gjoni, por normalisht edhe të tjerët, janë në rresht për sekuestrim të gjësë së vjedhur dhe rrugëtimit të gjatë për Reç.

Është qesharak, madje një skeç fshatarësh mbledhja e AKLD-së.

Por shijojeni.

Ilir Meta: Po, çfarë çështje kishit Gerdi?

Gerd Hoxha: Është edhe një kërkesë zoti Kryetar që ka ardhur me protokoll, kërkesë e njërit prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zotit Gjoni i cili kërkon t‟i akordohet një leje për periudhë 2-vjeçare”Leje prindërore”, në bazë të ligjit 96/2016, neni 24, parashikohet “Leja prindërore”. Në kërkesën e tij zotëria parashtron faktin se është bërë me vajzë. Vajza ka shtetësi gjermane. Së bashku me bashkëshorten janë rezidente në Gjermani dhe qëndrimi jashtë këtij vendi jo të Bashkimit Evropian (d.m.th. Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet, kështu të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjeman për një periudhë 2-vjeçare çka janë të shpeshta dhe do kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme, -thotë zoti Gjoni, -nga puna, e do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve e zvarritjen e dosjeve që ka në proces. Për këtë arsye, është në nderin e tij që ne t‟i japim leje.

Ilir Meta: Po! Dakord, atëherë!

Japim leje për…

Mirë, atëherë, faleminderit!

Gerd Hoxha: Mesa lexova mendoj se kërkesa është e bazuar në ligj dhe të pranohet sipas kërkesës.

Ilir Meta: Po! Kush është dakord?

Po! Jemi dakord!

Mirë, atëherë! Të të rrojë vajza dhe tjetër herë me djalë.

E mbyllim atëherë?

Neritan Cena: Eneida, ku vajti?

Ilir Meta: Bëji një telefon po qe se ashtu…

(Rihyn në sallë zonja Civici.)

Gerd Hoxha: Atëherë, zoti President, kuorumi është.

Ilir Meta: Atëherë, ju lutem, meqenëse u ribë kuorumi, zoti Gerdi ju lutem, çështja që kishit ju.

Gerd Hoxha: Edhe një herë parashtroj kërkesën që ka paraqitur zoti Gjoni për t’i akorduar në bazë të ligjit 96/2016, neni 24 “Leje prindërore” dyvjeçare, për shkak se në datën 16 gusht është shtuar, është bërë baba me një vajzë, e cila ka nënshtetësi gjermane. Për arsye…

(Një nga anëtarët ndërhyn duke i thënë zotit Hoxha që e ka lexuar një herë kërkesën.)

Meqenëse erdhi Eneida dhe zoti President më tha.

Për këtë arsye kërkoj që ta kaloj në votim kërkesën e tij për t’i dhënë leje. Unë jam dakord. Vetëm duhet të vendosim datën e fillimit të lejes. Data 1 nëntor.

Ilir Meta: Dakord?

Kush është dakord për lejen?

Dakord!

Miratohet!

Gerd Hoxha: Ju faleminderit

Pra, Kryplaku i Këshillit mendoi se edhe kësaj here ua hodhi amerikanëve, duke kënduar në korë këngën të na rrojë çupë e parë/tjeter herë me djalë.

Por tashmë ditët po mbarojnë, kënga i ngriu në buzë e djalë nuk shihet në horizont se do lindë kjo politikë!