osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga 18 maji e deri tek G.D, 7 skandalet e Bashës në 9 muaj

Nga 18 maji e deri tek G.D, 7 skandalet e Bashës në 9 muaj

Gjithçka fillon me marrëveshjen me Edi Ramën, më 18 maj, të cilën e quan sukses, por në fakt ishte një dështim.

Pasi mori gjysmën e qeverisë dhe shumë drejtori, Lulzim Basha, hyri në zgjedhje dhe vulosi legjitimitetin e tyre ende pa u zhvilluar.

Skandali i dytë është lista e kandidatëve për deputetë. Krejtësisht korruptive, klienteliste dhe jopërfaqësuese. Një listë kandidatësh ku u hoqën senatorët në PD, dhe u vendosën sharlatanët, thjeshtë dhe vetëm me idenë se Basha mund të formohej si lider.

Skandali i tretë, ishte humbja në zgjedhje dhe mosdhënia e dorëheqjes. Kreu demokrat regjistroi një rezultat katastrofik, më i dobëti në historinë e Partisë Demokratike. Basha nuk u ndal, nuk dha dorëheqje, por nuk raportoi asnjë vjedhje apo manipulim votash. Asnjë ankesë në asnjë QV, asnjë ankesë në asnjë KZAZ, asnjë ankesë në KQZ dhe asnjë ankesë në Kolegjin zgjedhor për shitblerjen apo manipulimin e votës.

Së katërti, janë zgjedhjet e 22 korrikut. Lulzim Basha megjithëse me një rival të dobët, bllokoi një garë të vërtetë. Zhvilloi një proces qesharak ku për herë të parë u vërtetua me kamera se i zoti vidhte shtëpinë e tij.

Skandali i pestë, vjen ditën e parë të seancës parlamentare, ku po konstituoheshin deputetët dhe po zgjidhej kreu i Kuvendit. Të paktën 4-6 deputetë të rinj të Lulzim Bashës, votuan zgjedhjen e Gramoz Ruçit, si kryetar Kuvendi.

Së gjashti, është skandali i heqjes së dy zonjave si deputete nga lista e Qarkut të Beratit. PD duke përdorur skenarin e Rilindjes me deputetit Arben Ndoka në Lezhë, hoqi dy zonja për të futur deputet një oligark. Një njeri që mesa duke mandatin e ka paguar jo pak.

I fundit në listë është skandali i publikuar në CNA.al, një javë më parë, ku deputeti Ervin Salianji fliste me GD, me një gjuhë perverse, gjatë zhvillimit të një seance parlamentare.

Në nëntë muaj, ku shumicën e kohës Basha e ka në fakt jashtë vendit, përfshi dhe zhdukjen e tij për më shumë se një muaj e gjysmë në verë me pushime, por edhe humbjen përpara Vitit të RI, në fund kemi thuajse një skandal në muaj, për shumicën e të cilave Lulzim Basha ka heshtur, ashtu siç efilloi me heshtje me marrëveshjen e tij me Edi Ramën, ashtu heshti edhe për skandalin Salianji GD.

Heshtja e skandaleve nuk ka bërë asgjë më shumë, thjeshtë ka dobësuar më tej PD-në, në drejtimin e Bashës, i cili në më shumë se 4 vite si kryetar, nuk ka bërë asgjë tjetër. Ai është përpjekur të konfirmohet si lider, por nuk mundi kurrë të bëhet i tillë, dhe për më shumë çdo ditë pasojat i vuan PD dhe demokratët.