Në “Santiago Bernabeu” po luhet takimi mes Real Madridit dhe Levantes, i vlefshëm për javën e nëntë të La Ligas.
Miqtë e Levantes, kanë arritur të befasojnë kampionët e Europës dhe dy gola të shpejtë të shënuar në 13 minutat e para të takimit.
Në minutën e 6, ka qenë Morales ai që ka zhbllokuar rezultatin, ndërsa në minutën e 13, me anë të një penalltie ka dyfishuar Roxher.
Në minutën e 43, Levante ka shënuar një tjetër gol, por që është anuluar për pozicion të parregullt.
Titullar në këtë takim, luan edhe Enis Bardhi.
Me një humbje të mundshme, me shumë gjasa mund të shkarkohet edhe trajneri Julien Lopetegui i cili nuk po arrin të bindë me Realin.