Genoa i ka ndërprerë Juventusit ecurinë e përkryer të fitoreve të pandërprera në edicionin e ri të Serisë A, pasi e ndali me një barazim në Torino.
Skuadra e Massimiliano Allegrit po vinte nga një ecuri rekord prej tetë fitoreve në tetë javët e para në Serie A, por Genoa mendoi ndryshe duke bërë një paraqitje fantastike në “Allianz Stadium” me golin e Daniel Bessan që realizoi për barazimin 1-1.
Nuk mjaftoi as Ronaldo për të marrë një rezultat pozitiv në fushën e saj.