(Skandal) Ilir Meta në detyrën e presidentit të Republikës, ka vendosur të habisë.
Ka mjaftueshëm pushtet për të bërë detyrën e tij mbështetur në Kushtetutë dhe ligj, por ka vendosur të bëhet i vogël e të katandiset në një nëpunës që merret me emrat banalisht.
Gjithnjë për çështjen e negociatave për një paketë të gjërë çështjesh të dakordësuara deri në nivel marrëveshjeje mes Shqipërisë e Greqisë.
Në fillim nxorri në publik atë që e përdor vazhdimisht, Ylli Manjanin, më pas ka shkruar një letër ku i kërkon ministrisë së Jashtme emrat e negociatorëve shqiptarë. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë kjo, por Ilir Meta është i njohur për paranojat e tij me nam, nuk ka besim as tek qeveria e tij duke dëmtuar rëndë imazhin e një kombi të tërë.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zgjodhi sot të mos flasë për presidentin, por të tregojë filtrat e trefishte kushtetues që ka në dorë presidenti i Republikës, gjithnjë lidhur me negociatat dhe marrëveshjen ndërkombëtare.
Ministria e jashtme është në pritje të autorizimit nga presidenti Ilir Meta për negociatat me Greqinë.
“S’dua të komentoj presidentin. Në momentin që autorizimi do të vijë, normale që do të fillojë puna.
Unë kam kërkuar mbi bazë të ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare, autorizim, jo plotfuqishmëri, autorizim për të nisur punën. Pasi përfundon negociata duhet sërish që nga ana e presidentit të Republikës të lëshohet autorizimi për firmosjen e marrëveshjes dhe hapi i tretë, kur presidenti i Republikës serish ka një rol, është momenti kur marrëveshja miratohet në Kuvend dhe presidenti i Republikës ka të drejtën e dekretimit ose jo të kësaj marrëveshje”- tha Ditmir Bushati.
Dhe deri sa të marrë vesh emrat, Ilir Meta ka vendosur të presë dhe të habisë dynjanë me paranojën e tij.