Babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, Sali Lushaj, ka reaguar në lidhje me akuzat që i janë bërë djalit të tij ditët e fundit.
Lushaj hedh poshtë akuzat se ai mund të ketë ndërhyrë për të prishur provat dhe komenton edhe telefonatën e të birit me Bajrat.
“Ju falenderoi per mbeshtetjen qe me keni dhene dhe kurajon e forte qe me keni dhene ku ma keni shtuar dhe me shume.
Sot Pashe flete rrufene Tema sikur une paskam nderhy te prish shenjat e gishtave te Stresit.
Nje shpifje e radhes e felliqur.
Por kur shof nga dalin keto shkrime as nuke me shqetesojne aspak.
Ndersa per sa i perket komunikimit te Stresit me Bajrat kjo eshte e vertete se ka shkuar e ka kenduar tek lokali i tyre disa here.
Por ka shkuar kundrejt pageses si me gjithe te tjeret .Ju ka kerkuar leket qe i takojne.
Ata qe jane te interesuar te shpifin e trillojne te shofin dhe reklamen a atyre nateve qe ka performuar aty.
Mua cfardo qe shkruajne e provokojne nepermes shkrimit te tyre e cila do medja nuke kane shansin ma te vogel te bie preh e provokimeve te tyre. Ju falenderoi shume”, shkruan Lushaj.
Në fakt, nuk ka qenë TemA që flet për ndërhyrje të tij për prishje provash, por e thotë Prokuroria.
Dhe ne madje jemi përpjekur ta shfajësojmë, duke thënë se ndoshta në përgjimet e siguruara nga Prokuroria flitet për Sali Berishën, jo për të.
Por Sali Lushaj nuk mund të durojë dhe të lejojë që faji të bjerë mbi “Saliun e Madh”.(TemA)