osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jari inkurajon Lulin të veprojë si Xhin Xhoni

Jari inkurajon Lulin të veprojë si Xhin Xhoni

Pas lajmit se gjyqtari Xhin Xhoni ka kërkuar dy vjet leje lindjeje që të qëndrojë në Gjermani, me qëllim që të shmangë edhe vettingun, Jarit i ka shkrepur një ide se kjo do të ishte një mënyrë e mirë dhe për Lulin, të shpëtonte nga telashet e zgjedhjeve që ka përpara.

“Familja mbi të gjitha. Ata që respektojnë familjen, mund të respektojnë dhe partinë”, shkruan Jari.

Dhe më poshtë sqaroi:

“Të dashur lexues.

Jari ju sqaron!

Shembulli i Xhin Xhonit do të ishte një zgjidhje e mirë për telashet e Lulit në këto momente.

Mes debateve të shumta të hyjë a mos të hyjë në zgjedhje, të bëjë apo mos të bëjë revolucion, të fitojë apo mos të fitojë me Edi Ramën, një zgjidhje e mirë për të shmangur ballafaqimin, do të ishte që Luli të merrte dy vjet leje prindërimi, dhe të ikte në Hollandë.

Gjatë këtyre dy viteve do të ndodhin zgjedhjet lokale dhe zhvillime të tjera.

Në këto kushte, PD-në do ta drejtonte Doktori dhe vendimet do t’i merrte formalisht dhe ai.

Kështu që pas dy vitesh, nëse rezultatetet do të jenë negative, Luli nuk ka faj, se ka qenë me leje.

Nëse do jenë pozitive, Luli rikthehet dhe vazhdon punën.

Kjo më duket një mënyrë shumë e mirë për të shmangur gjyqin që mund t’i bëhet Lulit po humbi zgjedhjet lokale, apo po nuk hyri në zgjedhje lokale.

Duke qenë me leje prindërore, Luli ka mundësi t’i shmangë këto probleme.

E vetmja gjë për të cilën duhet të mendojmë, është se si të gjejmë një mundësi për të marrë leje, pasi Luli nuk ka lindur fëmijë këto kohë.

Një mënyrë mendoj që është leja që mund të marrë Luli për kujdesje psikologjike për vjehrrin, i cili është tronditur nga prishja e pallatit në Vlorë.

Luli është i vetmi njeri që e ka ndihmuar ta bëjë pallatin dhe të marrë lekët, pasi u prish, dhe si i tillë, është i vetmi person që mund ta qetësojë atë.

Për këtë arsye, ai mund të justifikojë një leje dy vjeçare për kujdes prindëror ndaj vjehrrit, dhe krijimin e një mjedisi të qetë familjar për të.

Për të qenë më i qetë, aty mund të shkojë herë pas here për vizitë dhe ortaku i tij Xhuvi, që të garantohet se asgjë nuk ka ndryshuar.

Pasi të mbarojnë këto telashet me zgjedhjet dhe revolucionin, Luli mund të kthehet i qetë dhe nuk mban përgjegjësi për çfarë ka ndodhur.

Kjo mendoj që është një zgjidhje e mirë.

Rasti i Xhin Xhonit duhet të na ndriçojë dhe ne, për të kuptuar si ruhet karriera nga problemet që dalin para dhe se si kujdesi për familjen është në funksion të kujdesit për partinë.”