Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emision ‘Zonë e lirë’, përballë gazetarit Arian Çani, ka folur për një sërë temash të aktualitetit dhe nismave të qeverisë dhe veçanërisht për mbylljen e basteve dhe kazinove në vend.
Rama gjatë emisionit ishte shumë i prerë dhe i vendosur për nismën e ndërmarrë” Sipas ligjit, duke nisur nga 31 Dhjetori do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi i sotëm përfshin dhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti tjetër”.
Gjatë debatit në studion e ‘Zonë e Lirë’ audienca kapi shifra rekord duke shënuar edhe pikun e saj, në plot 8300 shikues, që po ndiqnin fjalën e kryeministrit në kohë reale, vetëm përmes platformës facebook.Pikërisht kjo temë ka tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve duke reaguar intensivisht në rrjetet sociale duke shprehur ‘pro’-në e tyre me argumentin se ky fenomen ka shkatërruar shumë familje.