osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Dara” Vetting zbret tek Krimet e Rënda, përshpejtohet ngritja e SPAK

“Dara” Vetting zbret tek Krimet e Rënda, përshpejtohet ngritja e SPAK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se tanimë do ta fokusojë punën e tij tek gjyqtarët dhe prokurorët e Krimeve të Rënda. Teksa lista e emrave prioritarë është drejt përfundimit sepse kanë mbetur edhe vetëm pesë persona që kanë ngelur pa u vetuar, KPK është “hedhur” tek anëtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ditën e martë në sitë do të kalojë prokurori pranë Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Bujar Shehi. Seanca dëgjimore për të do të zhvillohet në orën 13:30, ndërsa trupa gjykuese përballë së cilës prokurori do të japë llogari do të përbëhet nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo. Por fakti që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është fokusuar tek Krimet e Rënda tregon se po përshpejtohen procedurat për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Sipas ligjit, prokurorët dhe gjyqtarët e Krimeve të Rënda që kalojën vetingun, automatikisht kanë të drejtë të bëhen pjesë e SPAK, vetëm nëse vendosin ata të tërhiqen.

“Prokurori në detyrë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë ose të Apelit qëndron në pozicionin e tij deri në momentin e krijimit të Prokurorisë së Posaçme, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII, të këtij ligji, ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Këshilli i Lartë Prokurorisë cakton në mënyrë të përhershme prokurorët në Prokurorinë e Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në ligjin e cituar nga “Sot”.

Përveç Bujar Sheshit që do të përballet me vetingun të martën e që nëse rikonfirmohet në detyrë i lind e drejta për anëtar te SPAK, ka edhe një sërë emrash të tjerë që presin të dalin para KPK. Midis këtyre emrave mund të përmendim: Arenc Çela, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda; Olsian Çela, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda; Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda; Albana Boksi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda; Dhimitër Lara, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda; Dhurata Haveri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda; Gurali Brahimllari, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Të gjithë këta emra, nëse e kalojnë me sukses “sfidën” e vetingut, mund të jenë pjesë e SPAK. Vlen të theksohet fakti se deri tani kanë kaluar me sukses procesin e vetingut disa emra të Krimeve të Rënda, të cilët, nëse pajtohen me rregullat, mund të bëhen automatikisht edhe pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion: prokurorët Gentian Osmani e Besnik Muçi si edhe gjyqtarët Nertina Kosova dhe Dritan Hallunaj.

Që të jenë pjesë e SPAK, anëtarët e Krimeve të Rënda duhet të pranojnë të përgjohen e llogaritë e tyre bankare të jenë në monitorim gjithë kohën.