Java e fundit e tetorit përkon edhe me ndryshimin e orës diellore. “Ora diellore” do të hyjë në fuqi natën mes të shtunës së datës 27 dhe të dielës së 28 datës tetor. Në orën 3:00, akrepat e orës duhet të s’postohen një orë prapa, pra duhet të shënojnë orën 2:00.
“Ora diellore” do të qëndrojë në fuqi deri në javën e fundit të marsit 2019. Ndërkaq, në Komisionin Europian është hapur një debat për të braktisur këtë sistem dhe për të lënë në fuqi sistemin e një ore që nuk ndryshon, duke i lënë mundësi zgjedhjeve shteteve të adoptojnë kë orë të duan. Propozimi ka ardhur nga Presidenti Jean-Claude Juncker dhe nëse pranohet, do të ndryshojë zakonet tona.
Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.