osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja pse Christian Panucci u gjobit nga gjykata italian!

Ja pse Christian Panucci u gjobit  nga gjykata italian!

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative me ekipin kombëtar të Shqipërisë, të cilin e drejton, për Christian Panuccin nuk kanë të sosur telashet as me gjykatat. Nuk bëhet fjalë për ndonjë problem të madh, por për një çështje gjyqësore të bashkëshortes së Francesco Tottit, Ilary Blasi.

Historia në fjalë ka të bëj me disa fotot të bashkëshortes së Tottit, që u botuan në një revistë, të cilat ishin shpërndarë pa leje në media, gjatë kohës që ajo ishte me pushime në Maldive në vitin 2011. Fotot dyshohet se janë shitur ndaj revistës “Oggi” nga Alesio Çiçero instruktor zhytje në atë kohë në Maldive. Panucci është i lidhur me këtë histori, pasi ka qenë me pushime në Maldive me Tottin dhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Dje gjykata në Trapani kishte thirrur për të dëshmuar trajnerin e ekipit kombëtar të Shqipërisë, Christian Panucci, i cili ka dieni për ngjarjen. Por Panucci nuk ka shkuar për të dëshmuar ditën e djeshme në gjykatë, ndaj kjo e fundit ka vendosur që të gjobis trajnerin e Shqipërisë me 250 euro gjobë. Christian Panucci do të thirret sërish për të dëshmuar më 21 nëntor, por gjasat janë që ai sërish të mungojë. Shkak mund të jetë angazhimi i tij me ekipin kombëtar të Shqipërisë.

Por trajneri italian rrezikon shumë nëse nuk shkon as në këtë seancë gjyqësore për të dëshmuar, pasi gjykata mund të urdhërojë shoqërimin e tij nga policia. Të paktën kështu raportojnë mediat italiane. Christian Panucci do të jetë në Shqipëri më 20 nëntor, pasi kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjen miqësore kundër Uellsit, ndaj për t`i shpëtuar shoqërimit më forcë në gjykatë, menjëherë pas ndeshjes ai mund të niset drejtë italisë për të dëshmuar në gjyqin e bashkëshortes së Francesco Tottit.