Për krijimin e Shqipërisë kanë qarkulluar ide nga më të çuditshmet, por ajo që ka deklaruar një historia serb duket se kalon kufijtë e imagjinatës. Një teolog katolik i quajtur Goran Sariç ka marrë mjaft vëmendje në mediat serbe pas deklaratave të tij haluçinante në lidhje me shqiptarët dhe formimin e shtetit shqiptar.
Në një takim të mbajtur në Novi Sad ku të pranishëm ishin qindra persona, Sariç u shpreh se perëndimi ia ka patur gjithnjë me hile Serbisë dhe se kanë ndihmuar shqiptarët dhe turqit në mënyrë që të mos lejonin ekspansionin e sllavëve.
Madje, Sariç shkon me çmendurinë e tij deri aty sa thotë se shqiptarët nuk i bashkon asgjë me njeri-tjetrin. “Duket se fitorja e fundit diplomatike e Austro-Hungarisë ishte krijimi i një shteti heterogjen nga aspekti fetar me katër fe të ndryshme me fise që nuk e duronin njeri-tjetrin.
Ishte një mishelë, e cila bashkëpunoi dhe ra dakord me çdo pushtues. Kur ushtria serbe çliroi Shkodrën dhe Durrësin, fuqitë e mëdha si Anglia dhe Austro-Hungaria na detyruan që të mos ‘shkonim përtej lumit Drin’. Dhe përse e bënë këtë? E bënë që sllavët e jugut të mos bashkoheshin dhe Rusia të mos kishte dalje në Adriatik. Në fakt, kjo ndodhi disa vite më vonë, ne u bashkuam nën Jugosllavinë”, tha ai.