Kryeministri Edi Rama e ka ndarë mendjen me të vetën: nuk ka më baste në Shqipëri.
Këtë ai e tha edhe sot në emisionin Zonë e Lirë me Arian Çanin. Kryeministri ka gjetur edhe kohë të tallet disi me tifozët zikaltër.
“Gratë do marrin dhuratë për vit të ri mbrapsht burrin apo djalin e sëmurë nga bixhozi, sepse nuk do ketë më ku të shkojë, pasi nga 1 janari nuk do të ketë më bixhoz, U them publikisht të gjithë tifozëve të Interit, ça keni për t’i hedhur, hidhini, se deri më 31 dhjetor nuk do humbni më me Interin”, – u shpreh Rama.