Ora News ka siguruar përgjimet e Prokurorisë për të riun nga Tropoja Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi”.
Përgjimet janë kryer për një periudhë kohore nga 26 qershori deri më 11 korrik.
Në përgjigjet e Prokurorisë, Stresi flet gjerësisht me miqtë e tij për aksionin e policisë pranë ahkollës “Partizani” dhe se si ia doli duke hedhur pistoletën në rrugë.
Nga përgjimet, kuptohet që ai përpiqet të jetë i kujdesshëm me termat e përdorur.
Bisedat më të shumta, Lushaj i ka kryer me një numër që përfundon me 940 në fund, ku në një mesazh tekst, më 3 korrik rreth orës 13:32, Stresi shkruan: “Zoti ju lasht shnosh e ju past lan me jet ju tjerëve. Me rrespekt Arkimed Lushaj”.
Në të njëjtën ditë, ai komunikon me të njëjtin person, kësaj here në telefon, ku e informon për aksionin e Policisë tek shkolla “Partizani”, ku forcat e rendit gjetën një armë të hedhur në tokë.
Stresi thotë se e ka hedhur armën anës rrugës sapo ka parë forcat e rendit.
Ai kërkon të njëjtit person që të komunikojë me shtetasin Sali Lushaj, babai i tij, thuhet në faqen 6 të dosjes së Prokurorisë.
Përgjimi:
723- Po, edhe e hudha unë atë e kupton po e kanë kap, po s’kanë pa mu që e kam hudh
909- Po pse o vlla?
723- Se di erdhën aksion, ika me gjysmë zemre kam lëviz
909- Ka je ti?
723-Jam këndej ke një shok, hajde.
723: Jam këndej ke një shok, hajde. Po fol pak me Salën, bjeri pak dhe fol pak me të.
909: Ca ti them?
723: Po mere njëherë pyete ca bëhet, ca situate është? Merre njëherë të lutem.
Me të njëjtin person, po më datë 3 korrik rreth orës 19 e 45, Lushaj i tregon shokut të tij se e ka hedhur në tokë atë “senin” referuar pistoletës dhe se atë e ka marrë policia tanimë.
Përgjimi:
723: Hë mirë?
940: po kanë ik mor byt***mat, ka shkove?
723: Po a e morën atë?
940: Jo mor burrë, i ndjeku Sala. A keni nai hall me na njoh
723: Jo pa e kapën atë senin se e kam gjujt atë senin mor.
940: Jo mor burrë, asnjë gjë në botë, i ndoqi Sala ikën.
Në një bisedë tjetër, miku i tij i tregon Stresit se babai, Sali Lushaj ka marrë shefin e komisariatit, sipas të cilit kishin informacion se ai kishte një armë. Miku i Stresit thotë gjatë bisedës se kishte telefonuar dikush se ai mbante armë. Në këtë bisedë, Stresi tregon se shefi ia ka bërë me dorë që të largohet.
Përgjimi:
940- Ai shefi tha i kam thënë, se e mori Sala atë shefin ja kam be me dorë të parit datij i thashë ik.
723-Si, si?
940- Të parit ty ta ka bo me dorë, a ta boni me dorë ik?
723- Po!
940- Po pra se e mori Sala atë shefin e komisarjatit.
723- E ca u ba tash?
940- Ku di gjë kena pas informacion tha.
723- Për armen e?
940 – Është një motër…. që i ka marrë në telefon.
Në bisedën tjetër telefonike, Stresi flet për mundësinë e fshirjes së gjurmës së gishtërinjve të tij nga pistoleta e sekuestruar nga policia.
940: He burazer
723: O byrazer pyete Lir Selmanin se atij ia kam marrë makinën kam dy ditë, a e ka me qera këtë apo ?
940- Makinë me qera e ke kete? – jo thotë- Ështe e Gentit që punon në Rinas.
723- A mirë thuj se sot më duhet mua, se ashtu e kam hallin se më duhet të lëviz njëherë. Se ja bie vetë e gjej unë robin kështu thuj.
940- Mire mo me tha se isha tu i ni krej une, ka iku tha
723 Per mua e?
940-Po sa e kam pa ik it hash tha i kam be me dore
723- Si, Si ?
940- Ai shefi tha i kam thënë tha, se e mori Sala atë shefin ja kam be me dorë të parit atij i thash ik
723 Si Si?
940 Te parit ty ta ka bë me dore, a ta boni me dorë ik?
723- PO
940- Po pra se e mori Sala ate shefi e komisariatit
723- E ca u bot ash?
940- Ku di gjë kena pas informacion tha
723- Për armën e ?
940- Është një motër*** që i ka marrë në telefon. Duam një që iku me tha ate kërkojmë
723- E Fisniku
940- S’di gjë ka ka ik i thash
723- Po e kane marre me vete e ?
940- Po ate e kane fut mrena
723- A cil ate te madhin e?
940- PO
723- Ai pa lidhje krej o vlla.
940-Të shkoj ta kapi unë o shok së e kapa kot, ti them unë Salës me stil
723- Ca?
940- Ti thoje atij ta fshije
723- Po ai ca ka me i thënë tash se ate e kane marrë e kanë thirr e kanë marrë vesh tan ata police
940- it ha cashtu cashtu po e kena në makinë tha e kena gjet aty.
723- Arme e?
940- PO. Po problem eshte se eshte tek per tek me te e kam mundis me ja thene nje fjale
723- Ishalla o zot, hajde
940- Po me i thene une cashtu cashtu thuj ta pastroj
Me vonë miqtë komunikojnë sërish në telefon, ku shoku i thotë Arkimed Lushajt se fshirja e gjurmëve ishte e pamundur.
Në vijim të përgjimeve në datën 4 korrik 2018, Stresi i dërgon mesazh një shoku të tij në telefon ku e informon në lidhje me faktin se është në kërkim.
O vllai jam në kërkim
Jam jashte Tirone
E sa tkesh munci nimon me naj gjo tvogel se ti e di kërkimi do lek.