Nga Bledi Mane
Asnjë lloj impakti nuk çliron e asnjë lloj konfidence nuk krijon. Turmen nuk e egzalton dot, individin e dremit. Rezonancat qe ia leshon trupi dhe oratoria e tij orale humbin e treten si eter. Nuk perplasen asgjekundi dhe vetem sa ia perforcojne rolin e nje grotesku amator.
Madje edhe antropologjia e tij fizike bashke me estetiken ne stil nuk lenë mbresa. E ecura, timbri i zërit, garderoba madje dhe e qethura i kane mbetur peng i vitit 2005 kur vajza e Sali Berishes e solli ne Tirane per ta promovuar.
Eshte vizatuar ne kokat tona si zgjatim i hijes se Saliut dhe nuk e beson askush se eshte vertete lideri opozitar edhe kur tenton si Katalunja e Spanjes te pavaresohet nga Madridi.
Lere pastaj kur flet per krimin dhe korrupsionin qe te hap barkun e ta peshtiros opozitarizmin. Eshte krejt cullak e i konsumuar ne syte tanë Luli qe kurrë nuk prodhoi sukses por as deshtim. Vetem krim e mekate prodhon.
🔹️Si ish minister transporti, e ndjek pas mallkimi i vjedhjes se 200 milione eurove ne Rrugen e Kombit.
🔹️Si ish minister i jashtem, i fali Greqisë detin badjava.
🔹️Si ish minister i brendshem, vrau 4 protestues ne syte tane ne mes te bulevardit duke u fshehur nën breket e Saliut ne zyren e Saliut.
🔹️Si ish kryetar bashkie, ia vodhen e ia dhane fitoren nga gjirizet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Kurre nuk beri nje pune te hajrit, kurre nuk ka autincitetin e nje vepre modeste madje edhe kur tentoi te fitonte ne zgjedhjet e qershorit 2017, pruri ne parlamentin shqiptar nje bande deputetesh injorante qe vrasin dhe fyejne çdo dite inteligjencën dhe demokracine e brishte te ketij vendi.
Ah, çfare tu mollois me teper per kete karrigezënë qe nuk ka as agresivitet opozitari, nuk eshte as ironik i dobishem, qe nuk prodhon fryme, qe ndjekesit e lene ne mes te rruges.
Vjet pas çadres, prisja te me sillte fitore por me solli djalin e Fahriut ne kuvend. Nuk me solli shpresën por me solli Rudinën e Azemit. Doja te me zgjonte ëndrrën por me vuri ne gjumë me Valin e Ferit Dukës. Kerkoja te më forconte muskujt e ekonomise shqiptare por ma veshi atdheun me fustanin e grisur të Ervin Salianjit. Prisja të qepte shpartallimin e ketij vendi nderkohe ne sallen e operacionit, kirurge me dergoi Grida Dumën…
E meqënese jemi te salla e operacionit, neser do ua ilustroj ngjashmerine mes spermës së gjykatesit Gjin Gjoni me opozitarizmin e Lulzim Bashën. Bëj durim or trim!
#LimitoniBixhozin #LiberalizoniProstitucionin