Partnerët ndërkombëtar janë të vendosur në goditjen e organizatave kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve.
Pas Xibrakës, janë po gjermanët të cilët kanë zbuluar laboratorin në fshatin Brenog, ku është gjetur dhe një sasi e konsiderueshme opiumi, e cila është lënda bazë për prodhimin e drogës së fortë të heroinës.
Puka e mbushur me kanabis. Në Tropojë prej dy vitesh bjeshkët që nga Pojana në Doberdol janë mbushur me bimë narkotike.
Policia e prokuroria kanë qenë inekzistente, sepse në këto punë të zeza fitimprurëse janë të përfshirë zyrtarë të lartë politik,vendor dhe policor.
Shërbimet partenere me anë të bashkëpunëtoreve të tyre të ekstra-strukturuara shtetërore i kanë të detajuara të gjitha.
Edi Rama gabon kur deklaron se droga e kapur kohët e fundit nga policitë fqinje është depozitë e kaluar, sepse analizat flasin për prodhim të freskët.