osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deti/ Bushati ironik me Metën: Kushtet? Fantazi për piano e orkestër!

Deti/ Bushati ironik me Metën: Kushtet? Fantazi për piano e orkestër!

Ndërsa pritet nisja e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për arritjen e një marrëveshjeje mbi kufirin detar, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nuk beson ne vendosjen e kushteve nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

“Këto janë fantazi për piano e orkestër”, u shpreh Bushati i pyetur nga mediat.

Por ministri i Jashtëm sqaroi se presidentit i është kërkuar autorizimi për nisjen e negociatave me Greqinë.

“Unë kam kërkuar në bazë të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare autorizim, jo plotfuqishmëri, autorizim për të nisur punën. Procedura është e tillë, fillimisht kërkohet një autorizim për të nisur punën. Nis puna, përcaktohet ekipi, përcaktohet platforma dhe fillojnë diskutimet apo negocimi”, tha ai.

Shefi i diplomacisë saktëson se plotfuqishmëria i kërkohet kreut të shtetit vetëm në momentin kur palët arrijnë një projektmarrëveshje, për ta nënshkruar atë.

“Pasi përfundon negocimi do të duhet sërish që nga ana e Presidentit të Republikës të lëshohet autorizimi për firmosjen e marrëveshjes dhe në një rast të tillë Presidentit të Republikës, Ligji i Marrëveshjeve Ndërkombëtare, i ka dhënë mundësinë për të verifikuar në rast se platformë mbi të cilën ka filluar puna, përputhet me projektmarrëveshjen e arritur. Dhe diga e tretë apo hapi i tretë ku Presidenti i Republikës sërish ka një rol, është në momentin kur marrëveshja miratohet në Kuvend dhe Presidenti i Republikës ka të drejtën e dekretimit ose jo të kësaj marrëveshjeje.”, deklaroi ministri.

Ndërkohë Presidenti Meta ka anashkaluar përgjigjen për pyetjen se kur do ta dorëzojë autorizimin për nisjen e negociatave.

Ditët e fundit Meta ka zhvilluar një serë konsultash me ish presidentet si dhe me eksperte të fushës.