osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Parlajmërohen largime masive: Eksodi prek një tjetër vend të Ballkanit!

Parlajmërohen largime masive: Eksodi prek një tjetër vend të Ballkanit!

Një e pesta e qytetarëve serbë dëshirojnë të largohen nga vendi, sipas një studimi të organizatës Serbia 21. Standardet e jetesës dhe mosfunksionimi i shtetit janë motivi kryesor përse qytetarët largohen.

Organizata hulumtuese Serbia 21 thotë, se një e pesta e qytetarëve serbë duan të largohen nga vendi, por shumica e atyre janë të rinj, sipas të dhënave nga organizata, 34 për qind e të rinjve në moshën 18 deri në 29 vjeç mendojnë që të largohen nga vendi, gjithsej rreth 450.000 njerëz duan të largohen. Pothuajse gjysma e atyre që duan të largohen mendojnë një largim të përhershëm dhe e gjitha kjo është si një pasqyrë për vendin, ku jetojnë këta qytetarë aktualisht. Qytetarët serbë janë të zhgënjyer për më shumë gjëra dhe do të ishte e padrejtë të thuhej se paratë dhe standardi më i mirë i jetesës është i vetmi motiv për ta braktisur Serbinë. Ndonëse mundësitë materiale përmenden si arsyeja kryesore, sikurse rezulton edhe në këtë hulumtim. Megjithatë tek qytetarët ka një mosbesim të lartë në institucionet shtetërore dhe në funksionimin e shtetit.

Largimi i popullsisë nuk i intereson askujt

Të dhënat nga ky hulumtim nuk janë befasuese, pasi çështja e largimit të njerëzve nuk është diçka e re në Serbi. Pavarësisht nga fakti, se kjo temë është e pranishme në publik që nga valët e mëdha të emigrantëve në Gjermani si “Gastarbeiter” në vitet 1960, nuk ka ende përgjigje konkrete ndaj sfidave të emigrimit. A duhet këto të dhëna të jenë shqetësuese për ne? Profesorja tani në pension, Srbijanka Turajliq, nuk vëren se dikush po shqetësohet për këto shifra jashtëzakonisht të larta.

“Ka një sindromë që është e vjetër, fjalia e famshme: ‘largohu nëse nuk je mirë këtu’. Askush nga pushteti nuk pyet veten, se çfarë po bëjmë ne që njerëzit largohen nga këtu. Pra, gjithçka që bëjnë ata është mirë dhe nëse nuk u pëlqen munden të largohen. Sikurse shteti ti takonte qeverisë, dhe në qoftë se qytetarët janë të pakënaqur me mënyrën e jetesës në vendin e tyre, atherë ky është problem i vet qytetarëve dhe jo i atyre që në fakt vendosin për jetën në Serbi “, thotë Srbijanka Turajliq.

Diçka më shumë se më parë

Ndoshta autoritetet do të merreshin me probleme të tilla nëse mund të zgjidheshin shpejt dhe rezultatet do të ishin të prekshme. Serbia ka qenë prej kohësh një vend emigrantësh dhe gjendja nuk mund të ndryshohet brenda natës. Bojna Gjuriq nga organizata Serbia 21 tërheq vëmendjen për këtë situatë.

Ky problem nuk mund të zgjidhet shpejt dhe prandaj mendoj se nuk ka ndonjë motivim të madh në nivele të ndryshme të qeverisë për të bërë diçka ose për të punuar në terma afatgjatë, theksoi Gjuriq. “Kur njerëzit thonë se nuk kanë perspektivë, për ata nuk është zgjidhje që të kenë rritje pagash prej 15 ose 20 përqind në 10 apo 15 vitet e ardhëshme, nëse kjo ndodh mundë të arrihet duke përfytyruar skenarin më të mirë të zhvillimit të ekonomisë serbe. Njerëzit duhet në një farë mënyre të binden, se këtu ka shpresë për një jetë më të mirë “. Gjuriq shton se hulumtimet tregojnë që nuk është vetëm çështje e pagës motivi për larfimin nga vendi.

“Për ata që duan të shkojnë më e rëndësishmja është të kenë të ardhura më të larta. Por ata që janë larguar dhe jetojnë jashtë vendit për një kohë, ndryshojnë perceptimin lidhur me rregullimin e shoqërisë, për funksionimin e institucioneve, si dhe planifikimin në shumë sfera të jetës. Kjo është arsyeja pse shumë pak njerëz që tashmë jetojnë jashtë nuk janë të gatshëm të kthehen përsëri. Nuk do të kishte më motiv që ata të kthehen edhe sikur të merrnin në Serbi paga afërsisht të njëjta apo edhe më shumë “, thotë Gjuriq.

Të njëjtin mendin ka edhe Profesorja Srbijanka Truajliq, e cila shton, se: “Në profesionin me të cilin jam marrë unë – inxhinieri dhe në sektorin e IT-së, në këto profesione ka punë me rroga që nuk janë të ulta. Prej inxhinierëve të IT-së që unë i njoh dhe tashmë janë larguar, janë kryesisht ata që kanë pasur fëmijët në moshën për të filluar shkollën. Ata donin që fëmijët e tyre të rriten dhe të jetojnë në një vend të mirë, ku ka respektohen vlerat dhe funksionion normalisht sistemi, e ku çdo gjë zgjidhet pa korrupsion”.

Nëse do të rendisnim gjithçka që në Serbi funksionon keq – dhe si motive të mundshme për t’u larguar nga vendi – lista do të ishte vërtetë shumë e gjatë. Duke filluar nga transporti publik, burokracia e sofistikuar, sistemet e korruptuara të shëndetësisë, gjyqësorit dhe policisë, instuticone të shkatërruara, trena të ngadaltë, rrugë të këqija, punësim mbi baza partiake, dhunë politike dhe mediatike, e gjitha kjo për një pagë prej 200-300 eurosh. Kjo bën të qartë, se jo gjithkush mund të funksionojë në rrethana në rrethana të tilla, pa pasur lidhje të forta e pa përdorur influencën apo forcën./DW