osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“E ekzekutuan me çekiç në makinë”! Rrëfimi shokues i të penduarit për të zhdukurin në Vlorë

“E ekzekutuan me çekiç në makinë”! Rrëfimi shokues i të penduarit për të zhdukurin në Vlorë

Megjithëse në dosjen penale të prokurorisë së Vlorës janë disa emra të njohur të botës së krimit, zhdukja e Albano Xhaferit në Vlorë, vetëm një muaj pasi ai ishte kthyer nga Belgjika, ka sjellë përshtjellim të hetimit të kësaj dosje dhe prej disa muaj çështje është pa autor. Për llogari të kësaj çështje, një person i arrestuar me urdhër të prokurorisë së Vlorës në 3 gusht 2018 i quajtur Alfred Sulaj, dyshohet se ka dijeni mbi rrethanat e vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së Albano Xhaferit, por megjithëse ndaj tij janë ngritur dy akuza, ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësisë.

Sulaj ka qëndruar vetëm 12 ditë në qeli dhe më pas është liruar nga një vendim dy “pro” dhe një “kundër” i Gjykatës së Apelit Vlorë në 15 gusht 2018, me argumentin se prokuroria nuk kishte prova që të mbështeste masën e “arrestit në burg” për Sulaj, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Moskallëzimit të Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Nga sa mësohet Alfred Sulaj, rezulton të jetë nipi i një biznesmeni të njohur në Tiranë, ndërkohë që emri i tij në këtë çështje doli, falë dëshmisë së një personi të penduar që ka dëshmuar në Drejtorinë e Policisë së Fierit, i quajtur Gazmend Merkaj, i cili ka pohuar se një grup kriminal në Vlorë ka vrarë në makinën tip “Audi” Albano Xhaferin dhe më pas ka zhdukur trupin. Makina më pas është transferuar në Tiranë tek Alfred Sulaj, ku është larë dhe pastruar nga brenda dhe jashtë tërësisht, në lavazh. I penduari njihet në Vlorë si kontigjent penal dhe i përfshirë në ngjarje kriminale, grabitje, ndërkohë momentalisht ndodhet në burg, pasi akuzohet nga prokuroria e Fierit për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Ndërkohë, dy ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferit, humb gjurmët edhe shoku i tij, Elvis Troqe. Të dy kishin pak ditë që ishin kthyer nga Belgjika. Report Tv publikoi pak ditë më parë momentin kur Troqe hipën në një automjet tip “Benz” në qytetin e Vlorës dhe prej asaj dite, ai deklarohet i zhdukur.

“Ndihem i kërcënuar do më vrasin, do ju tregoj krimet e tyre”
Nga sa mëson “Shqiptarja.com” Merkaj është vetëdorëzuar në 1 gusht 2018 në Policinë e Fierit, vetëm pak orë pasi kishte raportuar në policinë e Vlorës së në automjetin e tij tip BMW, ishte vendosur një sasi eksplozivi. Por pas mbëritjes së forcave xheniere dhe kontrollit fizik të makinës, pas pesë orë u konstatua se automjeti ishte i pastër. Pas kësaj ngjarje Merkaj është paraqitur në Policinë e Fierit, ku ka dorëzuar një pistoletë që kishte pa leje dhe ka shfaqur gadishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferit në Vlorë.

Ky i penduar ka treguar se e ka ndjerë veten të kërcënuar për t’u vrarë, nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë dhe më konkretisht nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj. Sipas të penduarit Merkaj, pikërisht këta persona kanë vrarë me çekiç në makinë Albano Xhaferin dhe më pas trupin e tij e kanë zhdukur. Gjithmonë sipas tij, një veprim i tillë është kryer për llogari të shtetasit Edison Harizaj, një tjetër emër i njohur në Vlorë. Sipas të dhënave që ka mbledhur prokuroria e Vlorës, ka arritur në konkluzionin se bazuar në veprimet e para hetimore, rezulton se Albano Xhaferi është vrarë për shkak të mosmarrëveshjeve që mund të ketë pasur brenda ose jashtë shtetit me persona të tjerë dhe trupi është transportuar dhe fshehur për të bërë të pamundur zbardhjen e ngjarjes. Po kështu, nga ana e organit të prokurorisë është arritur në konkluzionin se, në ngjarjen e ndodhur konstatohen elemente të veprave penale të “Moskallëzimit të një krimi” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të kryera nga shtetasi Alfred Sulaj, pasi ky shtetas ka marrë dijeni se me automjetin e Aleksandër Çaushaj, ishte kryer një krim dhe ka kryer veprime duke e pastruar dhe fshirë gjurmët e kryerjes së këtij krimi.

“Eleminimi i Xhaferit me urdhër të Edison Harizaj”
Në datën 2 gusht 2018,për zhdukjen e Albano Xhaferit është marrë deklarim Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, i cili është lidhje shoqërore e shtetasit Ardit Kola dhe në datën 1 gusht 2018 është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier duke shpjeguar se ndihej i kërcënuar për jetën nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj. Merkaj ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi, pasi ka qenë me shtetasit e mësipërm kur ata kanë organizuar dhe marrë atë, me qëllim për ta dorëzuar në ambientet e Kompleksit “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për llogari të shtetasit Edison Harizaj. Gazmend Merkaj ka shpjeguar gjithashtu se ka mësuar nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj se shtetasi Albano Xhaferi është vrarë me mjete të forta që në momentin që është marrë në automjetin e markës “Audi” me targë AA 560 TR dhe më pas është dërguar për në garazhet në posedim të shtetasit Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”.

Xhaferi kishte dijeni për atentatin e Llanaj
Lidhur me këtë ngjarje, ai ka shpjeguar se është kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferi ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj në muajin tetor të vitit 2017. Për sa u përket automjeteve të përdorura për marrjen dhe më pas për vrasjen e shtetasit Albano Xhaferi, i penduari Gazmend Merkaj ka shpjeguar se fillimisht ishte programuar dhe organizuar që Albano Xhaferi do të ruhej për lëvizjet e tij me një automjet të markës “Mercedes Benz” 250, me ngjyrë kafe të errët, në përdorim të shtetasit Aleksandër Çaushaj, të cilit i kishin bërë edhe dy vrima në bagazhin e tij për të vrojtuar lëvizjet e Albano Xhaferit.

Albano Xhaferi u qëllua me çekiç
Duke qenë se ky veprim nuk është realizuar, Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj kanë përdorur automjetin e markës “Audi” me ngjyrë gri dhe me targë AA 560 TR për të marrë Albano Xhaferin, ditën e ngjarjes dhe menjëherë pasi ai ka hipur në automjet, e kanë goditur me një çekiç në kokë dhe e kanë transportuar për në garazhet e Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë. Menjëherë pas këtij krimi, i penduari Gazmend Merkaj ka shpjeguar se Aleksandër Çaushaj është nisur në drejtim të qytetit të Tiranës për të çuar automjetin “Audi” te kushëriri i tij, i quajtur Alfred Sulaj, me qëllim pastrimin nga gjurmët e gjakut të lëna gjatë goditjes në kokë të Albano Xhaferi dhe fshehjen nga qarkullimi në Vlorë për disa kohë.

Albano Xhaferi u thirr nga Ardit Kola
Zhdukja në mes të ditës e Albano Xhaferit, ka sjellë mobilizimin e policisë djhe prokurorisë së Vlorës, duke kryer një sërë veprimesh hetimore, sapo ka marë dëshminë e një personi të penduar, Gazmend Merkaj. Nga ana e policisë gjyqësore janë thirrur dhe pyetur Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj, të cilët kanë deklaruar se nuk e njohin Albano Xhaferi dhe as janë takuar ditën e ngjarjes me të. Po kështu,lidhur me ngjarjen është pyetur edhe Arbër Turja, i cili ka deklaruar se ditën e ngjarjes Albano Xhaferi është thirrur dhe është larguar me automjetin e drejtuar nga një person i quajtur “Klodi”, i identifikuar më vonë nga policia si shtetasi Ardit Kola.

Njolla e gjakut në Benzin e fshehur në “Poçem” të Tepelenës
Nga ana e policisë gjyqësore janë kryer një sërë veprimesh hetimore lidhur me verifikimin e dëshmisë së të penduarit Gazmend Merkaj, duke gjetur dhe sekuestruar automjetin e markës “Mercedes Benz” me targë AA 905 NL, në fshatin Poçëm të Tepelenës dhe konkretisht te një person i afërm i shtetasit Aleksandër Çaushaj. Gjatë këqyrjes së këtij automjeti, në pjesën e brendshme të bagazhit të tij dhe në pjesët e sediljeve janë gjetur njolla të kuqe, të ngjashme me ato të gjakut, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Policisë Shkencore Tiranë.

Sulaj: Ndërruam makinat “Audi” me kushëririn, makinës i lava tapicerinë
Ndërkohë që lidhur me automjetin e markës “Audi” ngjyrë gri, me targë AA 560 TR, është thirrur dhe pyetur shtetasi Alfred Sulaj, i cili ka deklaruar se ka marrë në dorëzim këtë automjet nga Aleksandër Çaushaj dhe e ka çuar në një lavazh për të larë tapicerinë, pasi vinte erë e rëndë, pa përcaktuar se ishin njolla gjaku apo jo. Po kështu, ky person, Alfred Sulaj, ka shpjeguar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e këtij automjeti, pasi disa ditë më vonë ai është marrë përsëri nga persona të cilët ai nuk i njeh, por që janë shokë të Aleksandër Çaushajt.

Nisur në këto kushte, prokuroria e Vlorës ka urdhëruar arrestimin e Alfred Sulaj, për dy veprat penale të sipërcituara. Gjatë dëshmisë së tij dhënë në prokurori rreth misterit se si u ndodh makina tip “Audi A4” në Tiranë, e cila dyshohet se është përdorur në vrasjen e Albano Xhaferit. Sulaj ka rëfyer se përpara rreth një muaji e gjysmë, është kontaktuar nga djali i tezes së tij Aleksandër Çaushaj në Tiranë, i cili i ka propozuar për të shkëmbyer një makinë “Audi A4”, të vitit 2012 me Audin e tij A6 të vitit 2009. Pasi i kanë shkëmbyer autoveturat dhe i kanë mbajtur nga një ditë respektivisht secili, për ti provuar, ditën e nesërme ia kanë kthyer sërish njëri-tjetrit pasi nuk kanë rënë dakord me shkëmbimin e dy mjeteve.

Lidhur me këtë fakt, Alfred Sulaj ka deklaruar se pasi e ka marrë makinën, i ka thënë rojës së parkimit që ta dërgonte te lavazhi pranë parkimit ku mbante makinat, në afërsi të liqenit. Nga ana e punonjësit të autolavazhit i është thënë të dyshuarit Sulaj që makina vinte erë e rëndë (erë thartirë) brenda, pasi i ishte derdhur qumësht dhe se kishte nevojë që t’i lahej patjetër tapiceria. Alfred Sulaj,që momentalisht është nën hetim, ia ka kthyer punonjësit të lavazhit që ta lanin edhe në brendësi të saj, nëse vinte era dhe ditën e nesërme, mbasi ka kontaktuar sërish me kushëririn e tij, i ka thënë që të vinte të merrte makinën, pasi nuk i pëlqente dhe kështu ka rënë dakord. “Audin A6” të personit nën hetim, kushëriri i tij e kishte lënë te “Bar Taiwan” në Tiranë dhe çelësat ia kishte lënë rojës, ndërsa “Audi A4” me targë AA 560 TR, Alfred Sulaj ka thënë se e kishte lënë te parkimi afër lavazhit dhe se të nesërmen, pasi kishte kontaktuar në telefon me një shokun e kushëririt të tij Aleksandër, ky i fundit kishte ardhur dhe e kishte marrë në lavazh./shqiptarja.com