Robert Ndrenika është nga artistët e pakët që u dëgjohet zëri. Ai ia ka arritur këtij misioni që nëpërmjet roleve që zgjedh të shprehet për gjendjen ku është skena dhe shoqëria shqiptare
Televizioni Ora News e ndoqi Ndrenikën në shfaqjen e fundit të dramës së Pirandelos “Mendohu Xhakomino”
I bën teatri njerëzit më të mirë? Ja Pirandeloja, për shembull, kur flet me anë të Robert Ndrenikës, në shfaqjen e fundit të dramës “Mendohu Xhakomino”.
Njerëzit e kërkojnë sepse edhe ai i kërkon ata. Pranon figura që mendon se iu duhen atyre. Midis të bukurës dhe të dobishmes, Ndrenika zgjedh.
Shkatërrimi i skenave të teatrit dhe durimit njerëzor, ulja e kërkesave tek nevojat bazike, u ka bllokuar artistëve rrugën për të qenë qytetarë të lirë.
U ndalohet të kenë një gjykim personal për artin që bëjnë dhe vendin ku jetojnë.
Të rinj që duhet të vrapojnë në 3 a 4 punë, të shesin fytyrën në televizion, të konsumojnë zërin pas kartonave.
Për të ardhur një ditë këtu, përballë një aktori si Ndrenika i cili gjëja që do të arrijë është zhdukja e distancës nga skena në publik.
Kur ndodh kthimi në shtëpi, gjatë orëve të natës që vrasin gjumin, përtërihet mendimi dhe zemërimi. Një cikël i natyrshëm opozitar nga artisti tek qytetari.