Choë Yun-fat është një nga emrat më të njohur të aktrimit.
Ai së fundmi ka paralajmëruar se do dhurojë të gjithë pasurinë e tij për bamërësi, e cila vlerësohet deri në 619 milionë euro.
Premtimin e tij ai e dha në një intervistë.
Choë njihet si një njeri që bën jetë modeste.
Ai lëviz me transport publik, nuk shkon në restorante të shtrenjta dhe vesh rroba të vjetra. Edhe pse nuk kanë fëmijë, gruaja e tij, Jasmine Tan ka përdorur për 17 vjet të njëjtin telefon derisa nuk funksiononte më.
“Paratë nuk janë të miat. Ajo çfarë dua është të jem i lumtur dhe njeri normal”, tha ylli i filmave “The Killer” dhe “A better Tomorroë”.