Ky është horoskopi për ditën e premte, 19 tetor 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Mos u përfshini shumë nga ankthi, pasi në të kundërt rrezikohet që tensionet t’iu shpërqendrojnë. Parashikohet një e premte mjaft e favorshme për të bërë paqe në familje ose në dashuri.
Demi
Do të argëtoheni nga sjellja e partnerit/es tuaj, pasi më në fund do të ndiheni të vlerësuar. Megjithatë shmangni përfshirjen në diskutime të cilat nuk ju përkasin drejtpërdrejtë, sidomos në vendin e punës.
Binjakët
Parashikohen mundësi shumë të mira për të rënë në sy dhe për të treguar se sa vleni në vendin e punës. Duhet të jeni gati për të përveshur mëngët, pasi përkushtimi në punë, do ju lejojë që të keni sukses. Në dashuri para se të merrni një vendim, bëni mirë të reflektoni.
Gaforrja
Kjo fundjavë do të jetë interesante për të pushuar më shumë dhe për t’u marrë më shumë me veten. Mos nënvlerësoni ndonjë problem shëndetësor, për shkak se mund të përkeqësohet.
Luani
Kjo e premte do ju gjejë shumë dembelë dhe gjithçka pasi nuk do arrini që të përqendroheni siç dëshironi. Ka disa mendime dhe shqetësime që nuk ju lejojnë të shfrytëzoni më mirë kohën e kaluar me familjen ose me partnerin/en. Marrëveshjet e punës janë mjaft të favorshme.
Virgjëresha
Parashikohet një ditë mjaft intensive, për gjithë ata që kanë dëshirë të ndërmarrin rrugëtime të reja profesionale. Këshillohet që të jeni më të komunikueshëm dhe fleksibël në raport me bashkëpunëtorët tuaj.
Peshorja
Do të jeni të lodhur dhe kjo gjë mund të ndikojë në çështjet e punës. Jeni në prag të mbylljes së disa negociatave vendimtare për karrierën tuaj, kështu që jini të përqendruar. Vlerësoni maksimalisht kohën e kaluar me familjen dhe miqtë.
Akrepi
Kjo e premte ju fton që të reflektoni më shumë lidhur me problematika të ndryshme, e sidomos për familjen. Ka disa problematika të cilat duhen zgjidhur sa më parë. Duhet të dëgjoni më shumë mendimet e të tjerëve dhe të mos këmbëngulni me kokëfortësi. Sfera e ndjenjave do të jetë mjaft e qetë.
Shigjetari
Do të përfshiheni në një projekt interesant dhe inovativ i cili do të stimulojë krijimtarinë tuaj. Do të ndiheni më të fortë dhe të sigurtë në vete dhe për këtë arsye do të arrini të përpunoni strategji suksesi. Këshillohet që të mos e lini pas dore partnerin/en tuaj.
Bricjapi
Më në fund do arrini një objektiv që i keni vendosur vetes prej kohësh, por çmimi që do paguani do jetë shumë i lartë. Do të jeni agresiv dhe aspak tolerant, ndaj shmangni diskutimet e kota ose në të kundërt rrezikoni që të keni reagime të tepruara.
Ujori
Mos jeni shumë negativ dhe konfliktual në vendin e punës. Natyrisht puna në grup nuk është e lehtë, sidomos nëse jeni të detyruar të përballeni me persona kokëfortë, po aq sa ju. Kjo e premte duhet t’iu gjejë më diplomatë dhe mundohuni të ruani ekuilibrin. Mbrëmja favorizon takimet.
Peshqit
Këshillohet që gjatë kësaj dite të pushoni më shumë, të relaksoheni dhe të lini mënjanë gjithë ato çështje që ju kanë vendosur nën presion. Kjo e premte është mjaft interesante për të nisur planifikimet lidhur me aktivitetet e reja në çift. Ndryshimet, udhëtimet ose transferimet janë mjaft të favorshme.