Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjes nëse do të futen në zgjedhje me në krye të qeverisë Edi Ramën.
Basha tha se PD po përgatitet për t’u futur në zgjedhje lokale dhe të përgjithshme, ndërsa shtoi se ata duan të vijnë si një alternativë dhe të fitojnë besimin e shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira e të pastra.
Duke sfiduar në këtë menyre rëndë ish liderin e PD Sali Berisha, i cili paralel me Bashën deklaroi në një emision tjetër se Ramën do ta rrëzojmë pastaj vendi do hyjë në zgjedhje.
Ai përjashtoi kategorikisht një marrëveshje të dytë me Edi Ramën, ndërsa tha se vendi është në rrezik për një konfrontim civil.
A do hyni në zgjedhje?
PD po përgatitet për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Qëllimi ynë është të imponojmë një zgjidhje politike vendit. Qëllimi ynë është që të marrim besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin.
Kemi paraqitur një platformë, por Rama nuk e do, sepse e di që me vetingun e politikanëve, ai humbet të drejtën për të qenë në politikë, dhe jo vetëm qeverinë.
Kur ju thoni se në 17 maj bëtë marrëveshje me Edi Ramën sepse ishit të detyruar për të shmangur konfrontimin civil, po sot a mendoni ka rrezik për një konfrontim civil?
Padyshim, madje po shkon më keq se një vit më parë…