Elton alias Kastriot Kila, 37-vjeç, është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, në bazë të një urdhër-arresti lëshuar nga autoritet italiane.
“Në vijim të zbatimit të planit të masave për Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale, Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Konkretisht u ndalua Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen ‘Qemal Stafa’ Elbasan”, deklaroi Policia e Elbasanit.
Në Itali, sipas të njëjtave burime, 37-vjeçari akuzohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale, me aktivitet në fushën e narkotikëve.