Arturo Vidal e ka të pamundur të qëndrojë larg telasheve.
Në Gjermani, është mbajtur një gjyq për mesfushorin e Barcelonës dhe në mungesë të tij, është marrë një vendim në mungesë.
Kiliani ka marrë një gjobë të majme që kap vlerën e 800 mijë eurove.
Shkak për këtë, është bërë një sherr që ka ndodhur vitin e kaluar në një klub nate në Mynih, ku Vidal ishte përfshirë duke goditur një person me shishen e Vodkas.
Prokuroria ka marrë të gjitha provat dhe ditën e djeshme është dhënë vendimi në mungesë, duke qenë se Vidal është i grumbulluar me kombëtaren e tij.