BBC Sport” ka raportuar një lajm të bujshëm pak minuta më parë ku thuhet se UEFA ka përjashtuar nga kompeticioni i Europa League, një klub te madh.
Bëhet fjalë për skuadrën e njohur ruse, Rubin Kazan. Arsyeja e këtij përjashtimi është thyerja e rregullave të “Fair Play Financiar” që tashmë është kthyer në një problem serioz për të gjithë klubet e mëdha.
Transferimet me kosto më të lartë shpenzimi, në krahasim me fitimin kanë bërë që shumë klube të provojnë dënimet e UEFA-s.