Të gjithë jemi sadopak kurioz kur bie fjala tek vendi i prodhimit të celularit që kemi, kjo pasi kemi dëgjuar për shumë versione fallso që qarkullojnë në treg.
Por, ekziston një opsion i thjeshtë për ta zbuluar vendin e origjinës dhe të prodhimit të celularit.
Mjafton të shtypësh *#06# dhe më pas butonin e telefonatës. Pasi të keni bërë këtë veprim, do t’ju shfaqet një numër i gjatë me shumë shifra, ku shifra e 7 dhe e 8 tregon vendin e prodhimit.
Normalisht, çdo shifër është një kod për shtetin përkatës.
Kështu për shembull, nëse ka kodin:
00 – Telefoni juaj është prodhuar në vendin origjinal të pajisjes. (Apple SHBA, Samsungu i Koresë së Jugut…)
01 ose 10 – Telefoni juaj është prodhuar në Finlandë
02 ose 20 – Telefoni juaj është prodhuar në Emitares
03 ose 30 – Telefoni juaj është prodhuar në Kore
04 ose 40 – Telefoni juaj është prodhuar në Kinë
05 ose 50 – Telefoni juaj prodhohet në Brazil, Shtetet e Bashkuara ose Finlandë
06 ose 60 – Telefoni juaj prodhohet në Hong Kong, Kinë ose Meksikë
08 ose 80 – Telefoni juaj prodhohet në Gjermani.