Presidenti i Presidiumit të Policisë Federale Gjermane, Dieter Romann, zhvilloi sot një vizitë në Policinë e Shtetit, ku tha se ka ardhur në Tiranë një ekspert gjerman me përvojë, që do të mbikëqyrë gjithçka, si dhe janë dërguar në vendin tonë 20 automjete të blinduara, që do të mbajnë nën kontroll pikat më të rrezikshme të krimit.
Në fokus të vizitës së zyrtarit të lartë gjerman me kreun e policisë shqiptare, Ardi Veliu, ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet Policive të të dy vendeve, si edhe identifikimi i fushave, në të cilat ky bashkëpunim mund të fuqizohet më tej.
Veliu dhe Romann kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm dhe kanë theksuar nevojën e forcimit akoma më tej të këtij bashkëpunimi.
Veliu: “Ceremonia e sotme, është në vazhdën e disa ceremonive të zhvilluara brenda një harku të shkurtër kohor, ku së bashku jemi bërë dëshmitarë të kontributit të çmuar të dhënë nga Policia Federale Gjermane, një prej partnerëve më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit.
E veçanta e kësaj ceremonie qëndron në faktin se sot gjendem këtu së bashku me një mik të çmuar, z. Dieter Romann, Presidentin e Policisë Federale Gjermane, të cilit gjej rastin t’i shpreh vlerësimet dhe konsideratat më të larta për bashkëpunimin, mbështetjen e çmuar dhe kontributin e vazhdueshëm, që Policia Federale Gjermane dhe ai personalisht ka dhënë për Policinë Shqiptare dhe në mënyrë të veçantë për Departamentin e Policisë Kufitare dhe të Migracionit. Prania Juaj sot këtu, z.President, është një tregues tjetër i bashkëpunimit të shkëlqyer, që ekziston mes agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve tona.
Falë kësaj asistence të vazhdueshme në drejtim të forcimit të kapaciteteve, Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit ka bërë një progres thelbësor dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e rezultateve mjaft pozitive në mbikëqyrjen e kufirit dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme. Shpreh vullnetin e Policisë së Shtetit dhe angazhimin e të gjithë strukturave të saj, për të përmbushur prioritetet e vendosura në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të të gjitha llojeve, si dhe menaxhimin e kufijve”.
Romann ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe punën e Policisë Kufitare duke bërë që të ulet ndjeshëm numri i azil kërkuesve shqiptarë në Gjermani . Gjithashtu Romann ka vlerësuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale mes dy Policive dhe bashkëpunimin korrekt e me profesionalizëm në çështje të përbashkëta për të hetuar dhe goditur grupe apo individë që ushtrojnë veprimtari kriminale në dy vendet respektive.
Romann: “Bashkëpunimi i ngushtë dhe besimplotë është i tillë që prej vitit 2013 përmes delegimit të oficerit ndërlidhës të Policisë Federale Gjermane në Tiranë, dhe jemi besimplotë dhe tepër optimist që ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen dhe do të konsolidohet edhe më tej përmes delegimit të një oficeri tjetër ndërlidhës me shumë përvojë në vendin tuaj. Krahas ligjësisë shumë-vjeçare që lidh dy vendet tona ne kemi edhe interesa mjaft të ngushta dhe të përbashkëta mes nesh, interesa që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë duke specifikuar luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar, kundër emigracionit ilegal, kundër trafiqeve të paligjshme, korrupsionit apo dhe terrorizmit ndërkombëtar.
Tek Policia e Shtetit në Shqipëri dhe këtu bën pjesë sigurisht dhe Njësia Speciale RENEA, tek Policia Kufitare në Shqipëri ne kemi partnerë vërtetë mjaft të ngushtë dhe të fuqishëm në rajon. Sukseset e punës së këtyre organizatave janë të dukshme dhe të qarta dhe përmes një bashkëpunimi edhe më të ngushtë ne do bëjmë që këto suksese të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen dhe në terma afatgjatë ne do të punojmë gjithashtu edhe në kualifikimin e mëtejshëm të punonjësve të Policisë, duke treguar durimin dhe qëndrueshmërinë e nevojshme në këtë drejtim. Sot kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju dorëzojmë 20 automjete. Kjo është vetëm një pjesë e ndihmës sonë në pajisje dhe shpresojmë shumë që me bashkëpunimin tonë me ndihmën dhe asistencën në pajisje mund t’ju plotësojmë edhe nevoja të tjera ekzistente përgjatë këtij viti apo përgjatë vitit të ardhshëm.
Shqipëria për ne është një vend mjaft i rëndësishëm këtu në rajon dhe në qoftë se ne mund të bashkojmë pikat tona të forta pikërisht përgjatë këtij bashkëpunimi do të përfitojë pikërisht Shqipëria dhe popullsia e saj, Gjermania dhe popullsia e saj, pra do të kemi një situatë të dyfishtë. Dhe njëherë faleminderit përzemërsisht!”.
Veliu- Romann: Bashkëpunimi i ngushtë dhe besimplotë mes dy policive
Veliu- Romann: Bashkëpunimi i ngushtë dhe besimplotë mes dy policivePresidenti i Presidiumit të Policisë Federale Gjermane, z. Dieter Romann vizitë në Policinë e Shtetit.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në takim Delegacionin e lartë të Policisë Federale të Gjermanisë, të kryesuar nga Presidenti i Presidiumit të Policisë Federale Gjermane, z. Dieter Romann. Në fokus të vizitës ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet Policive të të dy vendeve, si edhe identifikimi i fushave, në të cilat ky bashkëpunim mund të fuqizohet më tej.Veliu dhe Romann kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm dhe kanë theksuar nevojën e forcimit akoma më tej të këtij bashkëpunimi.Veliu: "Ceremonia e sotme, është në vazhdën e disa ceremonive të zhvilluara brenda një harku të shkurtër kohor, ku së bashku jemi bërë dëshmitarë të kontributit të çmuar të dhënë nga Policia Federale Gjermane, një prej partnerëve më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit. E veçanta e kësaj ceremonie qëndron në faktin se sot gjendem këtu së bashku me një mik të çmuar, z. Dieter Romann, Presidentin e Policisë Federale Gjermane, të cilit gjej rastin t'i shpreh vlerësimet dhe konsideratat më të larta për bashkëpunimin, mbështetjen e çmuar dhe kontributin e vazhdueshëm, që Policia Federale Gjermane dhe ai personalisht ka dhënë për Policinë Shqiptare dhe në mënyrë të veçantë për Departamentin e Policisë Kufitare dhe të Migracionit. Prania Juaj sot këtu, z.President, është një tregues tjetër i bashkëpunimit të shkëlqyer, që ekziston mes agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve tona. Falë kësaj asistence të vazhdueshme në drejtim të forcimit të kapaciteteve, Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit ka bërë një progres thelbësor dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e rezultateve mjaft pozitive në mbikëqyrjen e kufirit dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme. Shpreh vullnetin e Policisë së Shtetit dhe angazhimin e të gjithë strukturave të saj, për të përmbushur prioritetet e vendosura në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të të gjitha llojeve, si dhe menaxhimin e kufijve".Romann ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe punën e Policisë Kufitare duke bërë që të ulet ndjeshëm numri i azil kërkuesve shqiptarë në Gjermani . Gjithashtu Romann ka vlerësuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale mes dy Policive dhe bashkëpunimin korrekt e me profesionalizëm në çështje të përbashkëta për të hetuar dhe goditur grupe apo individë që ushtrojnë veprimtari kriminale në dy vendet respektive.Romann: "Bashkëpunimi i ngushtë dhe besimplotë është i tillë që prej vitit 2013 përmes delegimit të oficerit ndërlidhës të Policisë Federale Gjermane në Tiranë, dhe jemi besimplotë dhe tepër optimist që ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen dhe do të konsolidohet edhe më tej përmes delegimit të një oficeri tjetër ndërlidhës me shumë përvojë në vendin tuaj. Krahas ligjësisë shumë-vjeçare që lidh dy vendet tona ne kemi edhe interesa mjaft të ngushta dhe të përbashkëta mes nesh, interesa që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë duke specifikuar luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar, kundër emigracionit ilegal, kundër trafiqeve të paligjshme, korrupsionit apo dhe terrorizmit ndërkombëtar. Tek Policia e Shtetit në Shqipëri dhe këtu bën pjesë sigurisht dhe Njësia Speciale RENEA, tek Policia Kufitare në Shqipëri ne kemi partnerë vërtetë mjaft të ngushtë dhe të fuqishëm në rajon. Sukseset e punës së këtyre organizatave janë të dukshme dhe të qarta dhe përmes një bashkëpunimi edhe më të ngushtë ne do bëjmë që këto suksese të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen dhe në terma afatgjatë ne do të punojmë gjithashtu edhe në kualifikimin e mëtejshëm të punonjësve të Policisë, duke treguar durimin dhe qëndrueshmërinë e nevojshme në këtë drejtim. Sot kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju dorëzojmë 20 automjete. Kjo është vetëm një pjesë e ndihmës sonë në pajisje dhe shpresojmë shumë që me bashkëpunimin tonë me ndihmën dhe asistencën në pajisje mund t’ju plotësojmë edhe nevoja të tjera ekzistente përgjatë këtij viti apo përgjatë vitit të ardhshëm. Shqipëria për ne është një vend mjaft i rëndësishëm këtu në rajon dhe në qoftë se ne mund të bashkojmë pikat tona të forta pikërisht përgjatë këtij bashkëpunimi do të përfitojë pikërisht Shqipëria dhe popullsia e saj, Gjermania dhe popullsia e saj, pra do të kemi një situatë të dyfishtë. Dhe njëherë faleminderit përzemërsisht!".
Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 18 octobre 2018