Ditën e sotme në Kanada, u hapën dyqanet e para të kanabisit, pas legalizimit nga qeveria.
Ligji për kanabisin, ishte një nga premtimet e fushatës së kryeministrit Justin Trudeau.
Qeveria kanadeze, me këtë vendim shpreson të ndalojë shitjen e kanabisit në tregun e zi, raporton Zeri i Amerikës.
Sipas ligjit, mosha minimale në rang kombëtar për përdorimin e kanabisit është 18 vjeç, por shumica e provincave të vendit kanë vendosur si kufi moshën 19 vjeç.
Sipas një sondazhi të kryer kohët e fundit, rezultonte se 70% e kanadezëve ishin pro legalizimit të kanabisit.