osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

I quajtën tradhtare, Norvegjia u kërkon ndjesë zyrtare vajzave që u dashuruan me nazistët

I quajtën tradhtare, Norvegjia u kërkon ndjesë zyrtare vajzave që u dashuruan me nazistët

Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg u kërkoi ndjesë zyrtare të gjitha vajzave, të cilat gjatë Luftës së Dytë Botërore patën marrëdhënie me ushtarët gjermanë dhe që për këtë shkak u dënuan edhe pas mbarimit të konfliktit, njoftoi BBC, raporton ata.

Norvegjia u pushtua nga trupat naziste në prill 1940. Llogaritet se rreth 50 000 norvegjeze patën raporte intime me trupat gjermane, të nxitur edhe nga shefi i esesëve, Heinrich Himmler, i cili shpresonte në përmirësimin e racës ariane.

Ato u pagëzuan edhe si ”vajzat gjermane” dhe u vunë nën shënjestër me akuzën për tradhti ndaj atdheut.

Ndërmjet pasojave që ato përjetuan ishin privimi i të drejtave civile, ndalimi madje edhe dëbimi nga Norvegjia drejt Gjermanisë së bashku me fëmijët e tyre.

“Autoritetet norvegjeze shkelën rregullin kryesor sipas të cilit askush nuk mund të dënohet pa proces gjyqësor. Për shumicën e tyre bëhej fjalë vetëm për dashuri adoleshentesh, për disa dashuria e jetës me një ushtar armik apo një flirt i pafajshëm, që i la damkën përjetësisht”, theksoi Solberg.

Shumë pak ”vajza gjermane” janë gjallë për të pranuar ndjesën e qeverisë norvegjeze, por shumë janë fëmijët që ato kanë lënë.

Mendohet se nga këto marrëdhënie kanë lindur 12 000 fëmijë. Në vitin 2007 një grup prej tyre apeloi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut për të kërkuar drejtësi, por çështja e tyre u konsiderua e papranueshme për shkak të kohës së gjatë të kaluar.