Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi ndodhet në prokurori.
Ai është thirrur për tu pyetur lidhur me hetimet për çështjen “Xhisiela” Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është kallëzuar nga Emiliano Nuhu për kërcënim.
Nuhu, ne denoncimin e tij, e ka permendur emrin e Artur Bushit, si një nga personat që kishte qenë në zyrën e Komisariatit të policisë së Fushë Krujës kur ishte kërcënuar për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Vetë Bushi në prononcime pas denoncimit e ka mohuar, ndërkohë dje gjykata e Apelit vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë ‘arrest me burg” për Rexhep Rrajën, i akuzuar për përndjekje.