Gjykata e Apelit të Tiranës ka caktuar datën 21 nëntor për mbajtjen e seancës ku do të shqyrtohet kërkesa e Izet Haxhisë për rigjykim për dosjen “Azem Hajdari”.
Shorti i Gjykatës ka caktuar si trupë gjykatësit Valdete Hoxha relatore, Astrit Haxhialushi, Genti Shala.
Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, kërkon rigjykim pasi pretendon se i janë shkelur të drejtat në një gjykim i cili është zhvilluar në mungesë dhe sipas tij, pa prova. Izet Haxhia u ekstradua nga nga Turqia në Shqipëri në maj të këtij viti.
Në një letër të dërguar në redaksinë e televizionit News24 më 12 tetor Haxhia bënte të ditur faktin se avokati e ka braktisur prej 2 muajsh, asnjë prokuror nuk ka shkuar ta marrë në pyetje.