Dhoma e Komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara i është kundërpërgjighur reagimeve të autoriteteve të Serbisë lidhurme një deklaratë të ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, për Kosovën.
“Njohja e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Kosovës është e përhershme”, thuhet në përgjigjen e Dhomës së Komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.
Deklarata e ambasadorit Scott se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran i kishte hidhëruar autoritetet më të larta shtetërore të Serbisë.
Por, reagimi më i ashpër ka qenë ai i ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se ambasadori Scott duhet të largohet nga Serbia.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka thënë se po të ishte i pranishëm në konferencën ku ambasadori Scott ka bërë deklaratën për Kosovën, ai do t’i jepte atij “një përgjigje të mirë”.