osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Protesta e 20 shkurtit?! Në PD nis me ironi kënga “Lul, kthehu ti…”, po Monika ku ka humbur?!

Protesta e 20 shkurtit?! Në PD nis me ironi kënga “Lul, kthehu ti…”, po Monika ku ka humbur?!

Lulzim Basha kishte paralajmëruar një protestë akoma më të madhe në shkurt. Në fillim ishte në dilemë, nëse duhej të zhvillohej më 18 shkurt, në përkujtim të protestës së vitit të kaluar, që solli dhe çadrën 3 mujore dhe më pas marrjen e një zv.kryeministri, 6 ministrave kryesorë në qeverinë “Rama 1” si dhe tërë drejtorët e drejtorive të përgjithshme që kishin goxha lekë. Por pasi hyri në zgjedhje korri dhe rezultatin më negativ dhe dëshpërues në tërë historinë 27 vjeçare të Partisë Demokratike.

Duke qënë se si gjithnjë, deklaratat Basha i ka të pastrukturuara, pra bën deklaratën dhe pastaj merr masat për ta diskutuar mënyrën dhe shanset për t’u realizuar, 18 shkurti doli se ishte një ditë pas pavarësisë së Kosovës. Ku politika shqiptare do të mblidhej në Prishtinë. Dhe sot më 18 shkurt zbarkuan dhe Berisha e Basha në kryeqytetin e Kosovës, pasi ishin pastruar rrugët nga njerëzit. Por dhe data 20 shkurt, në përkujtim të shembjes së bustit të diktatorit ishte një mendim për tu bërë protesta më e ‘fuqishme’ e opozitës që sipas Bashës dhe Monikës do të “shkulte nga themelet qeverinë e korruptuar dhe të droguar të Edi Ramës”. Por nga selia blu deri më tani nuk ka asnjë sinjal se kur do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës.

Ndërkohë që 18 shkurti u mbyll dje, nuk ka asnjë shans që të zhvillohet as më 20 shkurt, madje fare në muajin shkurt, pasi nuk ka asnjë përgatitje, asnjë lajmërim, asnjë sinjal nga selia e demokratëve. Duke sjellë dhe një farë pakënaqësie në radhët e PD. Të cilët kanë nisur të flasin me zë të lartë se Basha është një mashtrues dhe as për një protestë nuk e mban fjalën. Sipas tyre kur Lulzim Basha harron protestën, imagjino sa frymëzon për t’u kthyer në pushtet. Madje kanë nisur ironikisht të këndojnë me kitarë “Lul, kthehu ti”, sipas reklamës së famshme që është emetuar në televizionet shqiptare.

“Ore mos harroi ky qe na beri thirrje per proteste me datë 20 Shkurt apo e shtyu per ne vjeshte perseri?!”, shkruan një demokrat në rrjetin social. Duke perifrazuar në këtë mënyrë mungesën e konseguencës së Bashës për atë që thotë. Ndërkohë që Basha ka “harruar”, Monika Kryemadhi, as që e përmend protestën më. Ka ditë që ka humbur, me sa duket është shumë e zënë me trajnimin e “zarave” Petrit Vasili dhe Ylli Manjani kundër SHBA dhe BE, gjasme për Llallën, por më shumë për vete dhe për Ilir Metën. Mona në fakt ka hall burgu familjarisht./Pamfleti.com