osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD u rikthehet letrave anonime dhe lobimeve anti integrim në Bruksel, duke nxirë Shqipërinë ! (Detaje)

PD u rikthehet letrave anonime dhe lobimeve anti integrim në Bruksel, duke nxirë Shqipërinë ! (Detaje)

Opozita shqiptare u është rikthyer tentativave për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Sherri i të hënës në Këshillin e Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE ishte vetëm maja e ajsbergut, pasi PD dhe LSI prej javësh kanë nisur një fushatë kundër qeverisë në Bruksel. Sipas informacioneve të gazetës, që kur shpërtheu skandali “Xhisiela” PD ka nisur kontaktet me përfaqësues të BE ku ka denoncuar kreun e grupit të PS Taulant Balla dhe qeverinë. PD ka dërguar letra, e-maile dhe ka zhvilluar takime me eurodeputetë, ku qeveria dhe PS janë akuzuar për lidhje me krimin.

Së fundmi PD ka bërë të tjera lobime në Bruksel, ku eurodeputetëve ju ka dhënë informacionet dhe videot e publikuara sa i takon skandalit “Babale” dhe akuzave ndaj Taulant Ballës. Prej disa javësh individëve të ndryshëm në Bruksel u janë dërguar të dhëna dhe informacione që nxijnë qeverinë dhe sulmojnë kreun e grupit të PS. Qëllimi duket se është pengesa e integrimit, pasi dhjetori dhe qershori janë dy muaj vendimtarë. Në dhjetor do ketë një bilanc paraprak të reformave dhe në qershor merret vendimi.

Gazeta ka mësuar se PD braktisi Këshillin e Stabilizimi Asociimit, pasi nuk gjeti mbështetjen e eurodeputetëve. Përpara se të mbahej takimi, PD iu kishte dërguar shkresa dhe ankesa te Fleckenstein, Macoveir dhe personaliteteve të tjerë, ku denoncohej Balla. Por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh dhe opozita u detyrua të largohet, gjë që solli reagime të shumta dhe të ashpra nga Brukseli. Dje ka folur vetë Eduard Kukan, i cili ka konfirmuar që prej disa ditësh opozita ka dorëzuar në Bruksel dokumente kundër qeverisë.

“Ne morëm disa të dhëna, sipas të cilave, kolegët tanë të Partisë Demokratike kanë evidentuar disa probleme lidhur me bashkëdrejtuesin e seancës, Taulant Balla. Ata erdhën në takim dhe bënë një deklaratë për këtë. Ato që ata evidentojnë janë akuza shumë serioze. Dhe ata vazhdojnë të thonë që marrin gjithnjë e më shumë informacione lidhur me ato që ata i quajnë “ aktivitete kriminale” të Taulant Ballës”, tha Kukan.

PD irriton Brukselin

Përfaqësuesi i së Djathtës Europiane, eurodeputeti Eduard Kukan, e cilësoi mjaft të gabuar braktisjen e takimit nga ana e opozitës. Ai ja u bëri të qartë Bashës dhe Kryemadhit se këto probleme zgjidhen në Shqipëri dhe jo në Bruksel. “Nuk mendoj, se ishte korrekte që të braktisej salla. Sado serioze të jenë gjërat, unë mendoj se kjo çështje duhet zgjidhur në Shqipëri, në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo të tentohet të zgjidhet në Parlamentin Europian.

Në këtë kuptim, vendimi i tyre nuk ishte i drejtë. Më pas, deputetët e opozitës nuk morën pjesë më në takim. Gjithsesi, ishte pozitive që takimi u zhvillua dhe mundëm të shpreheshim”, tha ai. Kukan u shpreh se do mbetet në histori që në takimin e 13 të Komitetit të MSA-së u aprovua një deklaratë e përbashkët e ekuilibruar.

“Këshilla ime për deputetët e Partisë demokratike është kjo. Nëse ata do të kishin qëndruar, ata do të mund të kishin përsëritur akuzat shumë herë. Ata e bënë këtë vetëm një herë dhe pastaj ikën. Nuk mendoj, se ishte një strategji e mirë”, tha ai. Por pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, gazeta ka mësuar se PD ka në plan të vijojë dhe në ditë në vijim të nxijë Shqipërinë, njësoj siç bir në qershor./Kliti Topalli