Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është arrestuar në një hotel në zonën e Linzës.
Arrestimi i reperit 31-vjeçar vjen pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilës dyshohet se është edhe Stresi.
Reperi Arkimed Lushaj ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për shkak të natyrës së tij rebele.
Por çfarë paralajmëroi një muaj më parë reperi.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Stresi ka paralajmëruar se po vijnë ditë shumë të vështira për shtetin shqiptar.
“Po vijnë ditë të vështira, shtatori, tetori dhe nëntori janë me aksione”, tha Stresi duke shtuar se aksionet e policisë kanë filluar që tani, por në kto tre muaj do të jenë vërtet të fuqishme.