osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk do t’i japë plotfuqishmërinë Ministrisë së Jashtme për të negociuar një marrëveshje të re me Greqinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk do t’i japë plotfuqishmërinë Ministrisë së Jashtme për të negociuar një marrëveshje të re me Greqinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk do t’i japë plotfuqishmërinë Ministrisë së Jashtme për të negociuar një marrëveshje të re me Greqinë, nëse nuk përmirësohen disa nga problematikat e konstatuara në shkresën që një javë më parë iu drejtua kreut të shtetit.

 

 Burime të besueshme në institucionin e Presidentit të Republikës, sqaruan për “Panorama” se kreu i shtetit, Ilir Meta, do t’i drejtohet me një shkresë ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatit, për t’i shprehur gjithë problematikat e konstatuara në kërkesën e bërë një javë më parë për dhënien e plotfuqishmërisë. Të njëjtat burime pohojnë se, për shkresën në fjalë do të vihen në dijeni edhe Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në këtë shkresë, kreu i shtetit do t’i kërkojë ministrit Bushati që të saktësojë emrat e negociatorëve që do të negociojnë për marrëveshjen e re me Greqinë. Kujtojmë, se në shkresën e dërguar në 12 shkurt në Presidencë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka informuar Metën lidhur me ecurinë e negociatave me palën greke dhe nevojën e dhënies së plotfuqishmërisë për një grup negociator të qeverisë, për të konkretizuar marrëveshjen.

Në të njëjtën kërkesë, Bushati informonte Presidentin se pjesë e grupit negociator do të ishin përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, por pa saktësuar emrat që qeveria do t’i besojë marrëveshjen me palën greke.

Një tjetër kërkesë që kreu i shtetit pritet t’i drejtojë Bushatit për dhënien e plotfuqishmërisë, do të jetë edhe përfshirja e përfaqësuesit të Presidentit të Republikës, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Ministrisë së Drejtësisë në grupin negociator.

TRANSPARENCA

Konsultimet e zhvilluara me paraardhësit e tij e kanë shtyrë Presidentin e Republikës që në shkresën, që do t’i dërgojë Ministrisë së Jashtme, të kërkojë edhe transparencë për të gjithë negociatat që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen me palën greke. Burime nga Presidenca, saktësojnë se në të gjithë takimet konsultuese që Meta zhvilloi me paraardhësit e tij, Nishani, Topi, Moisiu, Mejdani dhe Berisha iu kërkua që qeveria të bëjë transparente negociatat me palën greke.

Kjo transparencë do të konsiderohet e nevojshme për kreun e shtetit, në një kohë që në median greke, përfaqësues të lartë të qeverisë kanë deklaruar se kanë përmbyllur marrëveshjen e detit me Shqipërinë.

Do të duhet përmbushja e këtyre kërkesave nga qeveria shqiptare që Presidenti Meta të firmosë dhënien e plotfuqishmërisë për grupin negociator shqiptar që do të punojë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me Greqinë./ Panorama