Që kur u shpik mbi 200 vjet më parë, orë e dorës ka qenë një komponent i përhershëm i modës së meshkujve. Përveç funksionit për të treguar kohën, ora ka kohë po shërben edhe si art, si pjesë e koleksioneve të pandashme në jetën e meshkujve, por edhe të femrave.
Tashmë secila orë ka një çmim ndryshe, punim ndryshe, ashtu si dizajni. Por ajo që është më e rëndësishmja është fakti se ora përshtatet edhe me karakterin e personit që e mban. Një sportist nuk mund të mbajë një orë ekstravagante e kështu me rradhë…Bussines Insider poston një artikull ku tregon 8 nga njerëzit më të fuqishëm ekonomikisht në botë, ku secili mban nga një orë speciale në dorë.
Anthony Scaramucci, themeluesi i SkyBridge Capital pritej të shërbente në administratën e Trump si drejtor i zyrës së ndërlidhjeve publike dhe çështjeve ndërqeveritare. Ai u emërua më vonë drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, por zgjati vetëm 10 ditë në punë. Scaramucci u pa gjatë Forumit Ekonomik Botëror me një Breitling Avenger, një orë luksoze që kushton rreth 5.835 dollarë.
Cliff Asness është një nga bashkë-themeluesit e AQR Capital Management, një firmë investimi globale me seli në SHBA. Asness mban orën që ekspertët zviceranë i kanë vënë emrin Patek Philippe. Ajo kushton 41,500 dollarë.