osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Doni më për Belulin e ’97-së…Çelon e Berishës?

Doni më për Belulin e ’97-së…Çelon e Berishës?

Reagimi i djeshëm nga SHBA i Belul Çelos, (Lexo KETU) ish ministër i Brendshëm në qeverinë e Pajtimit Kombëtar që u drejtua nga Bashkim Fino, mund të ketë çuditur cilindo, me përjashtim të Spartak Brahos, ndaj të cilit hakërrehej Beluli që përtej oqeanit.

Intervistat e ditëve të fundit të deputetit Braho në DITA, duket se janë ndjekur me shumë vëmendje edhe atje në Shtetet e Bashkuara dhe kanë trazuar ca ujëra të fjetura dhe kanë lënë pa gjumë disa emra konkretë që janë të lidhur pazgjidhshmërisht me ngjarjet e hidhura të pranverës 1997 dhe të grushtit të shtetit të vitit 1998.

Baba Taku në fund të fundit publikoi disa dokumente të panjohura për ngjarjet e njëzet e viteve më parë, dokumente që njihen zyrtarisht, por që flenë sirtarëve të prokurorisë apo zyrave të shtetit, duke e lënë krimin të pandëshkuar. Vetëm njëri nga ata fliste për Belulin…

Një nga ata që qenka trazuar shpirtërisht është Belul Çeloja. Reagimi i djeshëm i tij e shfaq hapur trazimin, ndërsa në vend të ndonjë pendese publike, hidhet në një sulm të egër ndaj deputetit Braho. Intervista e deputetit Braho, e nxori nga anonimati Belulin.

Ndaj dhe, DITA do të botojë edhe në vijim dokumente të tjera ende të panjohura ku, në mënyrë të pashmangshme, del edhe emri i Belulit, si një ministër fanatik i PD-së dhe Berishës me përgjegjësi jo të vogël në gjëmën që iu shkaktua këtij populli dhe këtij vendi në atë vit të zi.

Intervistoi Xhevdet Shehu

– Sidoqoftë le të ndalemi tek reagimi i ish-ministrit. E pyes Spartak Brahon se si u ndje kur e lexoi këtë reagim nga Shtetet e Bashkuara:

– E lexova si një kuriozitet të një anonimi emrin e të cilit mezi e kujtoj, ose më saktë më kujtohet kur e ndesh nëpër dokumente të kohës. Po kot merresh me të, o Xhevdet. Nuk ia vlen…

– Zoti Braho, ai nuk ka bërë një reagim privat, por publik duke bërë akuza të hapura kundër jush. Ua ka dërguar gjithë mediave të Tiranës, pra edhe DITA-s. Si, të mos i përgjigjemi?

– Epo, mirë. Po të them se ai është një shpifës ordiner. Edhe atje në Amerikë ka mbetur një ushtar i Berishës ndaj dhe shpifjet i ka të asaj natyre perverse. Për shembull, ai më quan mua një hetues të kohës së diktaturës që paskam bërë krime dhe kam dhunuar njerëz. E vërteta është fare e thjeshtë: Në CV-në time dhe në dokumentet e mia shtetërore nuk rezulton asnjë ditë pune si hetues, pale të kem torturuar kundërshtarët e regjimit. Prandaj po i them këtij personi: Po pse shpif, o Belul? Pse je trembur kaq shumë? Unë s’kam bërë akoma komente për ty si djalë i keq atëherë kur i shërbeje Berishës e Gazidedes dhe as tani si “qytetar” amerikan. Merre me qetësi, Belul se unë dokumentet që ke firmosur ti të kam kujtuar. Në fakt vetëm një kam botuar deri më tani…

– Pse të jetë nxehur Beluli, vallë?

– Po ajo kuptohet lehtë. Krimi i vitit 1997 është ende i pandëshkuar. Autorët e atij krimi të përbindshëm duan t’i largohen sa më shumë, por ekanë të pamundur. Ky Beluli, për shembull, ia mbathi në Amerikë dhe pandeh s’mund t’i shpëtojë përgjegjësisë. Dhe që andej bën thirrje për dekomunistizimin. Njëlloj si këta tellallët e Berishës këtu në Tiranë. Kjo është e gjitha. Sepse nëse gjykohet 97-a, njerëzit do të llahtarisen nga përmasat e krimit shtetëror. Ky po, është një krim ende i pandëshkuar. Botojini ato materiale, qoftë raportet e hetimit që u bë nga parlamenti në atë e kohë e do të bindeni. Pavarësisht se nuk u morën masat e duhura, përgjegjësit e asaj tragjedie dalin fare qartë.

– Mirëpo Beluli në reagimin e tij ju kujton ju edhe databazën e Drejtorisë së Tatimeve…

– Do t’i thoshja Belulit: Po me databejsin ç’pate o Belul? Pse ma kujton? Mos kishe edhe ti fonde për t’i rimbursuar? Po unë e kuptoj hallin tënd. Gjëmën që i bëtë Shqipërisë në vitin 97 deri në varr do jua kujtoj populli ty, Saliut e soj e sorollopit tuaj.

– Ndërkaq Beluli ngre dhe çështjen e dekomunistizimit, si e vetmja alternativë për të shpëtuar demokracinë shqiptare. Ai e ngre këtë parimisht, si demokrat dhe si qytetar amerikan, si pjesë e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Kjo më duket emocionuese, apo jo?

– Kjo të shkrin gazit fare. Doli Beluli të na japë mend e të na këshillojë për dekomunistizimin. Po kjo është të vësh kujen! Nuk ka logjikë më të mbrapshtë se kjo. Sipas tij demokraci ishte ajo e Berishës në vitin 1997. Kjo përralla me dekomunistizimin është bërë aq bajate sa nuk e beson kurrkush, as vetë Saliu që ka qenë një komunist i thekur nuk e beson. Këto janë broçkulla që nuk i gëlltit askush. Mirëpo, para se të na flasë Beluli për dekomunistizim, le të vijë bashkime Saliun e të tjerët në partinë e tij e të na japë llogari për përgjegjësitë e tij në atë kohë. Pandeh ai dhe të tjerët si ai se i kanë shpëtuar përgjegjësisë. Në 97-n, ju e mbani mend, e dinë të gjithë shqiptarët se ky, Bashkim Gazidedja, Agim Shehu e kushedi sa të tjerë ia mbathën, u arratisën. Le të vijë Beluli në Shqipëri e të na dëshmojë për 97-n, tani që duket se do rihapet dosja e llogarive të pashlyera të atij krimi shtetëror…

– Ka dokumente të tjera për Belulin?

-Natyrisht që ka. Unë ju tregova vetëm një dokument. Ju, doni më për Belulin? (E kam fjalin për Belulin e Saliut, jo për Belul Gjeraqinën e Pëllumb Kullës). Do t’ju jap… Shiko, Xhevdet me sa vëmendje ju lexojnë në Shtetet e Bashkuara. Beluli dhe shumë të tjerë si ai mbase hiqen si martirë atje, përderisa na paraqitet si pjesëtar i diasporës në vendin e madh demokratik ku ndihet i sigurt. Mirë, po ai harron se në Amerikë janë strehuar edhe kriminelë. Shqipëria është një nga vendet më amerikandashëse në botë, të dyja vendet tona janë aleatë të fortë në luftën kundër terrorizmit dhe, nëse drejtësia shqiptare kërkon dëshminë e Belulit për të vërtetuar përgjegjësinë që ka pasur në tragjedinë e 21 viteve më parë, FBI-ja dhe autoritetet amerikanë e sjellin si kartë-postale brenda 24 orësh në Tiranë. Atëherë do ta shohim se sa burrë është ai dhe ish-shefat e tij. E pra, a doni më për Belulin?!…

(Vijon)