osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pasaportë diplomatike foshnjes (!) ose si vepron Berisha kur nuhat rrezik

Pasaportë diplomatike foshnjes (!) ose si vepron Berisha kur nuhat rrezik

Prej disa numrash DITA po boton një intervistë me Spartak Brahon i cili ka qenë kryetar i komisionit parlamentar që hetoi ngjarjet e 97-s në Shqipëri, pasojat e të cilave vijojnë ende të forta në shoqërinë shqiptare.

Braho ka sjellë për publikun edhe faksimilet e shkresave dhe urdhrave zyrtarë të asaj kohe. Disa prej tyre kanë të bëjnë me pajisjen me pasaporta diplomatike të familjes së vet sapo ka ndjerë që vala e revoltës rrezikonte familjen e tij.

Bie në sy që jashtë çdo kriteri me një të tillë në janar 1997 u pajis edhe mbesa e sapolindur e Berishës, Dasara Malltezi (sot 21 vjeç, në foto me gjyshin).

“Ajo listë ishte vetëm maja ajsbergut të krimit me emrin Berisha. Nuk janë 105 emra, janë mijëra njerëz të pajisur me pasaporta diplomatike e shërbimi në atë periudhë. Me këto pasaporta janë pajisur punonjës të SHIK-ut, të Gardës, militantë të PD-së, spiunë dhe kriminelë gjithëfarësh. Është një batërdi e tërë. Një tallje e paimagjinueshme me dinjitetin e shtetit” – thotë Braho për gazetarin e DITA, Xhevdet Shehu dhe shton:

“Ja shiko këtë dokument. Kërkesë nga Kabineti i Presidentit, që mban datën 10 janar 1997, firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Kolec Topalli. Me porosi të Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha, urdhërohet të pajiset me pashaportë diplomatike z. Dasar Malltezi. Kush ishte Dasara Malltezi? Një foshnjë një muajshe, por ishte mbesa e Presidentit. Ka absurditet më të madh? Mirëpo ky dokument tregon jo vetëm falsitetin e një shteti fantazmë, por edhe shumë më tepër…”

Çfarë më tepër? Deputeti thotë:

“Fare e thjeshtë: Kjo kërkesë për pajisjen me pasaportë diplomatike të Dasara Malltezit është bërë më 10 janar 1997. Ende nuk kishin filluar trazirat e përgjakshme. Por Berisha i ka parandjerë këto trazira shumë më përpara se të ndodhnin. Është si puna e parashikimit të cunameve. Dhe ai para së gjithash, ka marrë masat të sigurojë familjarët e tij jashtë shtetit”.