osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkresat shokuese të ’97-s: “Koka e krimit ishte dhe mbetet një”

Shkresat shokuese të ’97-s: “Koka e krimit ishte dhe mbetet një”

Nga Xhevdet Shehu

(Vijon nga numri i kaluar)

Në ditën e katërt të bashkëbisedimit me deputetin dhe politikanin Spartak Braho me qetësinë që e karakterizon, pa nëntekstin e befasimit, ai më vë përpara një mori dokumentesh që nuk ma merrte mendja se do t’i njihja ndonjëherë, pale më t’i besoja si të vërteta po të m’i thoshte ndokush tjetër.

Por këto janë dokumente autentike, me firmë dhe vulë dhe përcjellin një atmosferë ngjethëse si ajo e pranverës së zezë të vitit 1997. Shumicën e tyre e ka firmosur Bashkim Gazidede, shefi famëkeq i SHIK-ut, i graduar brenda ditës Gjeneral dhe që u bë komandant me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Janë urdhra luftarakë për pajisjen me tanke, autoblinda, armë gjithfarësh, fishekë pambarim dhe pajisje e lëndë të tjera luftarake. Urdhra luftarakë mobilizimi nga vetë komandanti i operacionit, nga ministra, shefa shtabi, etj. Të gjitha me një synim: shtypjen e revoltave që kishin shpërthyer në jug të vendit.

Sidoqoftë bisedën e djeshme me Spartakun e vazhdova atje ku e lamë intervistën e tretë:

– Janë çuditur shumë lexues të gazetës DITA sot me atë listën me 105 emra që kërkohej të pajiseshin me pasaporta shërbimi. Shumica e tyre janë emra krejtësisht të panjohur, përse u duhej bërë ky privilegj? – i them Spartakut.

– Eh, more Xhevdet, po ajo listë ishte vetëm maja ajsbergut të krimit me emrin Berisha. Nuk janë 105 emra, janë mijëra njerëz të pajisur me pasaporta diplomatike e shërbimi në atë periudhë. Me këto pasaporta janë pajisur punonjës të SHIK-ut, të Gardës, militantë të PD-së, spiunë dhe kriminelë gjithëfarësh. Është një batërdi e tërë. Një tallje e paimagjinueshme me dinjitetin e shtetit.

Ja shiko këtë dokument (dhe Spartaku më vë përpara një kërkesë nga Kabineti i Presidentit, që mban datën 10 janar 1997, firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Kolec Topalli) ku meporosi të Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha, urdhërohet të pajiset me pashaportë diplomatike z. Dasar Malltezi. Kush ishte Dasara Malltezi? Një foshnjë një muajshe, por ishte mbesa e Presidentit. Ka absurditet më të madh? Mirëpo ky dokument tregon jo vetëm falsitetin e një shteti fantazmë, por edhe shumë më tepër…

Pse? Fare thjesht: Kjo kërkesë për pajisjen me pasaportë diplomatike të Dasara Malltezit është bërë më 10 janar 1997. Ende nuk kishin filluar trazirat e përgjakshme. Por Berisha i ka parandjerë këto trazira shumë më përpara se të ndodhnin. Është si puna e parashikimit të cunameve. Dhe ai para së gjithash, ka marrë masat të sigurojë familjarët e tij, t’i degdisë jashtë shtetit.

Para kishte plot, ashtu si edhe sot e kësaj dite. Pastaj ka pajisur me pashaporta të afërm të tjerë, bashkëpunëtorë, shikas, ushtarakë, gjithë marionetat e tij. Ata që vazhdojnë ta adhurojnë Saliun mbase thonë edhe sot e kësaj dite: Po shumë mirë paska bërë! A më i lumtë!… Ky është një gjykim kriminal. Sali Berisha as në atë kohë dhe as në këtë kohë nuk është një qytetar dosido. Ai ka pasur postet më të larta të shtetit dhe, ndërsa i vinte flakën vendit paëpikë mëshire, mendjen e kishte të siguronte vetëm njerëzit e tij, familjarë dhe besnikë të verbër. Mirëpo, ky në vetvete është një krim. Nuk e di nëse do të gjykohet ndonjëherë…

E ndërpres Spartakun dhe i kërkoj të më tregojë ndonjë gjë tjetër lidhur me pasaportat e asaj kohe.

– Ja shiko këtë shkresën tjetër, më thotë. Nuk dua koment, sepse janë fakte qëflasin vetë. Ke ca ish-kolegë të tu. Hidhu një sy. Po deshe edhe botoji. Janë autorizuartë pajisen me pasaporta diplomatike: Vjollca Çabej, bashkëshortja e drejtorit të Personelit pranë MPJ-së; Jerina Zaloshnja, bashkëshorte e zv.ministrit të Punëve të Jashtme, Junik Rakipi, djali i zv. Ministrittë Punëve të Jashtme; Arben Cici, diplomat në MPJ, Valeria Pepa, bashkëshortja e Ambasadorit tonë në Vatikan; Adrian Spirollari, diplomat në MPJ; Robert Papa, këshilltar në ambasadën tonë në Uashington; Ardita Papa, bashkëshortja e këshilltarit të ambasadës në Uashington. Një që nuk marr vesh, dhe që emërtohet për ambasadën Portugeze në Pragë, Valbona Neritani, bashkëshorte e sekretarit të parë të Ambasadës në Pekin… Nuk po vazhdoj më tutje, boto listën dhe aty i ke të gjitha…

***

Gjithsesi, përtej pasaportave, ajo qëmë trondit më shumë është vendosmëria e regjimit të asaj kohe për të shtypur me zjarre hekur revoltat në jug. Kjo fjala revoltë më duket e konsumuar jashtë mase dhe nuk paraqet thelbin e një zemërimi mbarëpopullor ndaj një regjimi gjakatar. Nuk ishte vetëm jugu, nuk ishte vetëm Vlora në fund të fundit. Ishte edhe Tirana, ishte e gjithë Shqipëria.

Sado që në atë kohë ish-Presidenti i vendit, qeveria e asaj kohe dhe gjithë administrata ngjireshin se këto revolta dhe protesta ishin të orkestruara nga ish-komunistët dhe ish-Sigurimi i Shtetit, e vërteta ishte krejt ndryshe. Shqiptarët e revoltuar u ngritën kundër një regjimi kriminal, që vidhte dhe vriste pa pikë mëshire. Janë vrarë mbi 3 mijë shqiptarë në atë kohë, megjithëse shifra e saktë besohet se është më e madhe, por që kërkohet edhe sot e kësaj dite të manipulohet, të tkurret e zvogëlohet deri në mosekzistencë.

Tritan Shehu deklaroi pa pikë turpi në një emision televiziv se në vitin 1997 nuk është vrarë asnjë njeri, pavarësisht se i vetmi Televizion në atë kohë, TVSH i mbyllte kronikat në mbrëmje helistat e të vrarëve që ishin disa dhjetëra në ditë në mbarë vendin. Në të vërtetë, dhjetërat ishin qindra. Nuk kanë kaluar shumë vite nga ajo.

Dy dekada janë pak për të harruar atë krusmë që kemi provuar të gjithë ne…

Në listat e urdhëruesve dalion emra të njohur të asaj kohe si njëfarë Belul Çelo, që u bë edhe ministër i Brendshëm për disa muaj, del Halit Shamata, edhe ky ish-ministër i Brendshëm, del LeonardDemi e Selim Belortaja, etj. Etj. Por mbi të gjithë del ai, Gjeneral Bashkim Gazidede, ish shefi famëkeq i SHIK-ut që mori përsipër të drejtonte një operacion kundër Jugut të vendit dhe që ka vepruar pamëshirshëm në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ja, kam përpara disa dokumente që m’i jep “baba Taku”. Shkresa mban datën 6 mars 1997, i drejtohet Leonard Demit në Ministrinë e Mbrojtjes, firmosur nga Komandanti Gjeneral Bashkim Gazidede. Në emër të Shtabit të Gjendjes së Jashtëzakonshme kërkohet “kompletimi i efektivave tona, furnizimi me 3 (tre) mitralozë të rëndë, 5 (pesë) mitralozë kompanie, 200 mijë fishekë 7.62 mm dhe 1000 (njëmijë) granata ofensive.

Në një dokument tjetër, më 30 mars 1997, ministri Brendshëm Belul Çelo i kërkonte ministrit të Mbrojtjes Shaqir Vukaj “për realizimin e detyrave të rivendosë rendit dhe qetsisë në rrethet Fier dheMallakastër, lutemi na autorizoni furnizimin e Komisariateve të Policisë së këtyre rretheve me katër mjete të blinduara ushtarake (tanke) nga Divizioni i Fierit.”

Përse i duheshin tanket, flakëhedhëset, granatat dhe mitralozat Bashkim Gazidedes? Për gallatë? Se si janë përdorur këto armë, përfshi dhe lëndët helmuese luftarake, i dinë të gjithë. Mbi të gjitha i ka provuar Vlora dhe gjithë jugu i vendit.

Mirëpo, nuk duhet fajësuar vetëm Gazidedja për këtë akt. As ish-ministri i Mbrojtjes, i ndjeri Safet Zhulali që pasi nuk pranoi të zbatonte urdhrat për ta vënë ushtrinë kundër jugut, u arratis në Itali dhe ka thënë atë shprehjen lapidare se dosja e zezë e 97-s nuk ka për t’u hapur kurrë. Mbi Gazededen, mbi zhulalin, Agim Shehun dhe gjithë horrat e asaj kohe, ishte kryekomandanti…

Spartak Braho më thotë:

-Ishte Sali Berisha që i drejtonte si marioneta të gjithë këta. Ishte ai që bënte të gjitha planet dhe urdhëronte zbatimin e tyre kundër vendit dhe popullit të tij. Sepse edhe fajësia ka një shkallë hierarkie. Saliu ishte dhe mbetet koka e krimit. Prandaj dhe theksove se aty fillon dhe mbaron krimi. Aty fillon dhe mbaron pandëshkueshmëria e krimit shtetëror. Pastaj vijnë të tjerët pas tij. Le t’i marrim gjërat me radhë. Kan kaluar më shumë se njëzet vjet. Çfarë pritet? Faktet dhe dëshmitë janë të pakontestueshme. Duhet vetëm Prokuroria të veprojë. Pra dalim te Drejtësia që ende nuk është funksionale. Le të shpresojmë se do të veprojë së shpejti. Është e vetmja rrugë për të sjellë stabilitet, paqe dhe shpresë në këtë vend…

Nuk kam si ta kundërshtoj këtë që thotë Spartaku. Pavarësisht skepticizmit nga sjellja e politikës ndaj reformës në drejtësi. Në ditët e ardhshme do të sjellim fakte dhe dëshmi të tjera nga ato ngjarje të kobshme që vazhdojnë të mundojnë elëndojnë ndjenjat e një populli të tërë…